FIER-Pas 4 muajve në arrati, policia ka vendosur në pranga një 31-vjeçar të akuzuar plagosje me thikë.
 
Jorges Kollçaku 31 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” në datën 26.04.2017 pas një sherri ka goditur me thikë M.Z. banues në lagjen "Kongres i Përmetit".
 
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com