Është finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve në qytetin e Fierit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 121 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, sasi kjo që kishte si destinacion Italinë.

droge
 
Gjatë operacionit të koduar “Martinë” janë arrestuar në flagranë dy persona, Bektash Isufaj, 57 vjeç si dhe Ervis Isufaj, 27 vjeç, të dy banues në Fier.

Sipas Policisë së Fierit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e dy të arrestuarëve në fshatin “ Martin” Levan, janë gjetur 10 thasë me 121 kilogramë Cannabis Sativa të cilën do ta dërgonin në Itali nëpërmjet detit me mjet lundrues.
 
droga fier

droga

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)