Një 33-vjeçar është arrestuar  në qytetin e Fierit.
 
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Aligerto Muska, banues në lagjen “Kryengritja”, pasi gjtë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij, i janë gjetur 5 doza kanabis si dhe një dozë kokainë.
 
Materialet për këtë shtetas janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
 
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
 
Aligerto Muska, 33 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja” Fier.
 
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen "Kastriot" , gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë e narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, dhe 1 dozë lëndë e narkotike dyshuar Kokainë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal
 
(D.T/Shqiptarja.com)