Ka reaguar Partia Demokratike, Dega Fier lidhur me deklaratën e katër këshilltareve të zgjedhur për Këshillin Bashkiak Fier, nëpërmjet Lëvizjes Socialiste për Integrim për largimin nga kjo forcë politike dhe bashkimin me grupin e këshilltarëve të PS. Nëpërmjet sekretarit të Partisë Demokratike, dega Fier dhe kryetari i Këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak, Emiliano Mone.
Kujtojmë se katër anëtarë të këshillit bashkiak të Fierit kanë ndryshuar ngjyrat e partive politike gjatë ditëve që kaluan. Pas Gjirokastrës, 4 përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këshillin bashkiak Fier kanë deklaruar kalimin te PS. Katër këshilltarët e larguar janë Drita Sauli, Natasha Yzeiraj, Ekaterina Zarka dhe Thoma Tyto.
/Shqiptarja.com

“Financimi i lobimit të PD kundër Shqipërisë është një turp kombëtar”, është shprehur se sa për financimet e PD ngs Ruset.
“Ju kujtoj kolegëve këshilltarë, se ju jeni bërë pjesë tashmë e partisë të krijuar nga rusët. Këta të mjerë kanë shitur dinjitetin e tyre për të mbajtur postet e punës, të familjarëve dhe të vetes së tyre. Këta duhet të flisnin për problemet që kanë qytetarët fierak, për familjet në nevojë, për heqjen e ndihmave ekonomike, për rrugët për papunësinë etj” është shprehur kryetari i këshilltarëve të PD, Emiliano Mone.
e.gj/Shqiptarja.com