FIER-  Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 27- vjeçar.

Aksidenti është regjistruar në qytetin e Fierit.

27- vjeçari E.Dhamo teksa drejtonte automjetin me targë BR 3304 B , ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues të banesës së A.Dh në Libofshë.

Goditjet e marra kanë qenë fatale të cilat i morën jetën 27- vjeçarit sapo mbërriti në spital.

aksident fier

aksident fier
 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)