Trupi i pajetë i një 70-vjeçari është gjetur ditën e sotme në një parcelë në fshatin Baltëz të Fierit.
F.Xh, i cili ishte duke punuar tokën e tij për ta mbjellë me kulturë bujqësore, ka gjetur turpin e pajetë të Safet Veizit, i cili gjithashtu ishte banues në fshatin Baltëz.
70- vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia prej 21 ditësh, pas denoncimit të bërë nga familjarët për “largim nga banesa”.
Momentalisht mendohet se ndarja nga jeta e 70- vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa blutë e fierit bëjnë me dije se hetimet janë duke vazhduar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datën 26.08.2017, ora 10:15, në fshatin Baltëz, Fier, shtetasi F.Xh duke punuar në parcelën e tij të mbjellë me kulturë bujqësore, ka gjetur të vdekur shtetasin Safet Veizi, 70 vjeç, banues në fshatin Baltëz, i shpallur në kërkim më datën 04.08.2017 për “Largim nga banesa”.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com