Mbrëmjen e sotme ka marrë fund mjerimi i kafshëve në “Safari Park”, të cilësuar nga mediat britanike si Parku i Ferrit. Sot, inspektorët e mjedisit kanë shkuar pranë këtij parku për të bërë transferimin e tre luanëve dhe 10 kafshëve të tjera që mbaheshin në kushte të papërshtatshme, mes tyre edhe zebra e kaproj..jpeg)
Mbërritja e kafshëve në kopshtin zoologjik në Tiranë
Që në fillim të operacionit, inspektorët janë ndeshur me rezistencën e pronarëve të parkut, të cilët kishin mbyllur me dryn parkun dhe nuk lejuan zbatimin e urdhrit për transferimin e kafshëve nga Fieri drejt Kopshtit Zoologjik në Tiranë. .jpeg)
Mbërritja e kafshëve në kopshtin zoologjik në Tiranë
Është dashur ndërhyrja e policisë dhe Prokurorit të Fierit, për respektim procedure, që inspektorët të bëjnë më pas edhe ndërhyrjen me forcë duke prerë zinxhirët që mbyllnin dyert e për të liruar kafshët që mbaheshin në kafaz. Avokati i “Safari Park”, Elvis Sulejmani, u shpreh për mediat se ata i kanë plotësuar të gjitha kushtet që u kërkuan dhe se kanë afat deri nëser për plotësimin e dokumentacionit.
Në datën 17 të këtij muaji është paraqitur një grup inspektimi, pas një lajmi të dalë nga mediet e huaja dhe portalet. Ka ardhur grupi i punës, ka mbajtur një proces-verbal dhe është vendosur që aktiviteti do të mbyllej. Ligji për faunën e egër dhe ligji për inspektimin e parashtron shumë qartë sesi duhet të veprohet. Prej 15 vitesh Safari vepron në kushte ligjore. Kushtet kanë qenë: Të paraqiten analizat e kafshëve, të zbatohen rregullat e ligjit për inspektim dhe të paraqiten kartelat mjekësore. Afati për të mbushur këto detyra fillon në 18, 8 ditë janë 8 ditë efektive pune. Ne i kemi përmbushur të gjitha detyrat tona. Ka dalë informacioni që ne kemi mbushur detyrat, dhe inspektoriati vjen në një ditë pushim. Për shkaqe familjare pronari ndodhet në Vlorë, s’është i hapur aktiviteti sot. Si mund të futen dhe të marrin kafshët? Administratori s’është. Unë flas me fakte. Nga e hëna deri në orën 20:00, Safari Park Zoo, do të jetë i hapur për vizitorët.
Elvis Sulejmani, avokati i subjektit Safari Park Zoo
Pas afro 2 orësh rezistencë dhe me shtimin e forcave të policisë, inspektorët kanë arritur të futen në ambientet e parkut dhe të vijojnë normalisht me procesin e transferimit të kafshëve. Transferimi i tyre është bërë brenda standardeve të parashikuara, pasi veterinerët e kontraktuar apostafat për këtë punë u kanë injetkuar luanëve dhe kafshëve agresive ilaçin për t’i vendosur në gjumë e më pas për të vijuar me zhvendosjen e tyre.
Procesi i nxjerrjes së kafshëve nga kafazi dhe zhvendosja e tyre u bë e mundur edhe me bashkëpunimin e Fondacionit "4Putrat" dhe Agjencia e Zonave te Mbrojtura, që kishin mjetet e domosdoshme për të realizuar këtë transferim. Të gjitha kafshët, përfshi edhe luanin e vrarë në sy u vendosën në kopshtin zoologjik në Tiranë mbrëmjen e sotme në orën 22:30, ku do të qëndrojnë deri në miratimin e vendimit për destinacionit të tyre përfundimtar në një park në vendet e Bashkimit Evropian.
Ora 22:30/ Mbërrijnë të gjitha kafshët në kopshtin Zoologjik në Tiranë
Inspektorët e Mjedisit, të shoqëruar nga Forcat e Policisë, Inspektorë të Drejtorisë Pyjore në Fier, si edhe specialistë nga Tirana, kanë mundur të hyjnë brenda kopështit zoologjik në Fier, Safari Park Zoo.
VIDEO/Inspektorët duke prerë telat e portës hyrëse në Safari Park Zoo
Report Tv ka siguruar pamje nga momentet kur ata kanë hyrë brenda këtij parku, për të bërë të mundur transferimin e 13 kafshëve, mes tyre 4 luanë, drejt Tiranës. Ata kanë prerë me pinca telat e portës hyrëse në kopësht, pasi pronarët e këtij kopështi nuk ndodhen atje, dhe s’kanë lejuar që transferimi i kafshëve të bëhet rregullisht.
-
Njoftoni ASPCA-në e Nju Jorkut, ligjzbatuesit për të drejtat e kafshëve, që kanë fuqi të plota njësoj si një polic, që për një sy të vrarë maceje të arrestojnë për mizori ndaj kafshëve, të ndjekin penalisht, të dënojnë me 1 vit burg dhe 1000 euro. Plus të mbyllin biznesin dhe të konfiskojnë të gjithë kafshët.
Përgjigju -
I kan vene dhe emrn SAFARI PARK o toc i keni par si jetojn kafshet ne safari, o shpell.
Përgjigju -
Nje bravo per te gjithe ata qe moren pjese per te shpetuar ato qenje te gjalla nga disa kafshe qe i mbanin te izoluara dhe te keq trajtuara
Përgjigju -
Cam trima dilni nga vrima..!
Përgjigju-
o veri ty do te ket kput ndonj pllem patjetr o ladi o titi lere trimin se dhe lepuj nuk jan o veri njerez si ty e si shum e shum vetem pllema kan ngren
-
-
Avokat ligji nuk shprehet gjekundi qe afatet ditore llogariten di dite efektive pune hahahahaha po flet per sherbimin postar me duket. Nuk e di nese eshte e drejte apo jo kjo qe po ndodh por mos prezenca e administratorit dhe pronarit njekohesisht tregon frike nga e verteta dhe pavarsisht mungeses se tyre me nje proces verbal hapen dyert dhe behet transferimi i kafsheve.
Përgjigju -
A jane te shtetit kafshet apo jane private ? SI mund ti vjedhesh biznesin nje familje ? Ju shtet muti keni njerezit duke ju vdek rrugeve e merreni me kafshet private, Perse nuk ia sillni veterineret e huaj ketij subjekti ne menyre qe ta ndihmoni ? Ne ferr e keni vendin komuniste muti !
Përgjigju-
Arbër, më vjen keq vetëm për emrin që ke. Rrihe fënin tën dhe do shohim a ta le shteti ty mo. Por je ti që ke mëndësi komuniste
-
Jo vetem ti marrin por edhe te vene gjobe dhe te cojne per ndjekje penale. Pse se jane private dhe mund ti torturosh zotrote? Arsyetim prej shpellaresh.
-
Bota te mer dhe femijen po e keqtrajtove o kokerr hamalli. Cop fshataresh zemer zinj, njerez te pashpirte.
-










Komente
Komento