Fier, rruga e degraduar, banorët: E
pakalueshme, duhet të ndërhyhet

Fier, rruga e degraduar, banorët: E<br />pakalueshme, duhet të ndërhyhet
Janë vetëm 300 metër rrugë e pashtruar, por që janë kthyer në një makth për banorët e lagjes “1 maji” në Fier.
 
Rruga është e pashtruar dhe tërë gropa, të cilat mbushen me ujë sa herë që ka reshje shiu. Banorët thonë se nuk është investuar asnjë herë, ndërsa balta është kthyer në një problem të përditshëm.

Rruga ka shumë vite pa shtuar, ka shumë gropa dhe shteti kot na i merr taksat’ tha një banor.Ndërsa një tjetër u shpreh se, “Po nuk ndërhyri shteti, kush do ta bëjë rrugën” tha ai.

Në këtë aks ndodhet edhe Kontrolli Teknik i Automjeteve të Bashkisë Fier, çka bën që trafiku të jetë i përditshëm.

Drejtuesit e automjeteve thonë është e patolerueshme që të shkosh të paguash taksa për shtetin, përmes një rrugë që u shkatërron automjetet.

Ne paguajmë të gjitha taksat dhe këtu tek kjo rrugë që të çon tek kolaudimi është skëterrë” tha një tjetër banor dhe një tjetër u shpreh se, “Çfarë taksash na kërkon shteti me këto rrugë. Është e patolerueshme. Ne i blejmë automjetet të reja dhe shumë shpejt i shkatërrojmë” 

Më problematike situata është për nxënësit e shkollave, të cilet detyrohen të ecin çdo ditë përmes baltës dhe ujit.

Banorët  besojnë se bashkia Fier do të investojë në këtë rrugë, pasi kanë marrë premtimin e kryebashkiakut Armando Subashi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran