Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier-Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi shpërndante kokainë në doza, pranë gjimnazeve të qytetit.

"Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që shpërndante doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në afërsi të gjimnazeve, në Fier, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasin Fladio Hymeri, 29 vjeç, banues në Fier", informoi sot policia.  

Gjatë kontrollit fizik blutë i sekuestruan Fladio Hymerit një sasi të lëndës narkotike, një biçak, grirëse për lëndën narkotike dhe 1 celular.     

Operacioni u kodua 'Gjurmimi'. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'