Kështu është shprehur mjekja endokrinologe në poliklinikën e qyteti të Fierit Mimoza Ismaili. Kjo e fundit ka theksuar se brenda muajit numri i diabetikëve shkon në 50, ndërsa na një vit evidentohen rreth 600 të tillë.
“Jemi në muajin e diabetit, data 14 nëntor quhet dita botërore e diabetit. Është rritur numri i personave të prekur nga kjo sëmundje. Në qytetin e Fierit çdo muaj identifikohen 50 raste të reja dhe në vit shkon në 500 apo 600 raste të reja. Për sa i përket numrit në raport me popullsinë shifrat janë problematike.”, tha Ismaili.
Sipas mjekes shkak për shtimin e rasteve janë mënyra e ushqyerje, mungesa e aktivitet fizik dhe jeta sedentare që bëjnë pjesa më e madhe e popullsisë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO








