TIRANE - Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar pezullimin nga detyra të drejtorit të burgut të Fierit, Arjan Hasani, pas publikimit të një videoje ku të dënuarit duken teksa lajnë makinat e zyrtarëve të institucionit të vuajtjes së dënimit.
Sipas ministrit Manjani, burgu nuk është një institucion privat, dhe të dënuarit nuk mund të detyrohen të lajnë automjetet private të drejtuesve të burgut.
"Burgu nuk është një institucion privat. Çdo i burgosur duhet trajtuar me dinjitet si çdo person tjetër. Vijimi i procedurave administrative ndaj këtij rasti pas kthimit të ministrit Manjani"- deklaroi Manjani.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com