Fier/ Tentoi të vriste prindërit duke djegur banesën, zbulohet shkaku: I ati nuk i dha 10 mijë lekë të vjetra! Gjykata vendos: Shtrimin në psikiatri

FIER - Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, u zhvillua seanca gjyqësore ndaj 42- vjeçarit, Altjon Sulejmanaj, i arrestuar dy ditë më parë pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj, duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin në katin e tretë të një pallati 4- katësh në lagjen “ 15 Tetori” në Fier.

Trupi gjykues vendosi për 42 vjeçarin: 'Shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik'.

Sipas burimeve policore në dëshminë e tij para uniformave blu të Fierit, 42- vjeçari, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, përkundrazi ka qenë tepër i qetë. Shkaku i zjarrvënies ka qenë sepse i ka kërkuar babait 10 mijë lekë të vjetra, por ai ka refuzuar t’ia japë. Kjo e ka nxehur 42- vjeçarin duke spërkatur shtëpinë me benzinë dhe duke i vënë zjarrin.

Sipas avokatit Ervis Hajdërmataj, kjo masë u mor pasi është rast i përsëritur, ndërsa sot gjatë seancës gjyqësore Sulejmanaj nuk ka thënë asnjë fjalë, por ka qëndruar i heshtur.

Sa i përket prindërve ata po marrin mjekimin në Spitalin Rajonal të Fierit dhe për sistemin e tyre, pasi shtëpia u dogj, do të merret e bija e tyre.

Mbi autorin Altjon Sulejmanaj rëndojnë tre vepra penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “ , mbetur në tentativë, “ Dhuna në familje”, dhe “ Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

42- vjeçari doli para trupit gjykues i përbërë nga gjyqtare Miranda Naka dhe avokati mbrojtës Ervis Hajdërmataj, për t'u njohur me masën e sigurisë, ndërsa theksojmë se nuk është një figurë e panjohur për uniformat blu të Fierit, pasi dy vite më parë ka tentuar të djegë një lokal në zonë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Autori vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ky detaj u mor në konsideratë nga togat e zeza.

Lajmi ne perditesim...

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti tragjik në aksin Lushnjë-Tiranë, viktimë avokati i njohur! Po kalonte rrugën në këmbë

Aksidenti tragjik në aksin Lushnjë-Tiranë, viktimë avokati i njohur! Po kalonte rrugën në këmbë