Lufta/ 90 raketa të lëshuara nga Hezbollahu drejt Izraelit në 24 orë, Egjipti propozon armëpushim dyditor

Rreth 90 raketa u hodhën nga Hezbollahu nga Libani drejt Izraelit verior sot, sipas një raporti të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Këtë e raporton Times of Israel.

Një nga raketat plagosi tre persona në Tamra. Një tjetër sulm me dron plagosi dy persona në një zonë industriale në Galile.

Ndërkohë, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka propozuar një armëpushim dy-ditor në Gaza dhe një shkëmbim të kufizuar pengjesh për të siguruar "një armëpushim të plotë" pas më shumë se një viti luftë midis Izraelit dhe Hamasit.

Propozimi përfshin shkëmbimin e katër pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite dhe do të pasohet nga negociata të mëtejshme brenda 10 ditëve, tha Sisi në një konferencë shtypi në Kajro./La Repubblica

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:18
Netanyahu pranon se po zhvillohen bisedime me Hamas për një armëpushim

1730039275_6u6u6u6u.GIF

 
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se Izraeli po punon për një marrëveshje me Hamasin që do të përfshinte lirimin e "disa" pengjeve për disa ditë armëpushim. Kështu raporton media izraelite Haaretz

Ora 17:01
Media: Hamas i gatshëm për të pranuar propozimin egjiptian

1730139558_hythyhyjy.GIF

Flamuri i Hamas

Burime nga Hamasit kanw deklaruar pwr mediave “Al-Sharq” se grupi është i gatshwm të pranojë propozimin egjiptian, i cili parashikon lirimin e katër pengjeve në këmbim të një armëpushimi dyditor dhe lirimin e të burgosurve palestinezë. Kështu raporton Haaretz. Megjithatë, të njëjtat burime përsëritën se Hamasi synon të arrijë një marrëveshje në përputhje me propozimin e Joe Biden dhe me tërheqjen e plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës.

Ora 16:45
Izraeli publikon pamje të reja nga sulmi ku mbeti i vrarë lideri i Hamas, Yahya Sinwar

 

Ushtria izraelite ka publikuar pamje të reja të marra nga kamera e trupit të një efektivi, të cilat tregojnë momentet e bastisjes që çoi në vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar në fillim të këtij muaji në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Trupat izraelite kishin vrarë katër persona të armatosur në lagjen Tel Sultan të qytetit, njëri prej të cilëve më vonë u zbulua se ishte Sinwar.

Ora 15:48
Shefi i Gardës iraniane për sulmet izraelite: Do të ketë pasoja të paimagjinueshme

1730126975_rrrrrr.GIF

Hossein Salami

Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, ka paralajmëruar Izraelin për "pasoja të hidhura dhe të paimagjinueshme" pas sulmeve të së shtunës (26 tetor 2024) në objektet ushtarake në Iran.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, gjenerali Salami, kreu i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, tha se Izraeli "dështoi të arrijë objektivat e tij të tmerrshme" me këto bastisje, duke e quajtur atë "një gabim llogaritjeje" dhe duke e kërcënuar atë me " pasoja të hidhura dhe të paimagjinueshme”.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë