FIER - Një tentativë grabitje të një banese ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 shkurt) në Roskovec të Fierit.

Disa persona ende të paidentifikuar janë futur në brenda banesës së një 65-vjeçari, por u pikasën nga pronari, Arben Çepele.

Gjatë tentativës për t’u larguar, autorët kanë qëlluar me armë zjarri drejt kushëririt të 65-vjeçarit duke plagosur 40-vjeçarin i cili mban të njëjtin emerë, Arben Çepele.

Ky i fundit u dërgua në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.