70 vjeçarja, Sulka Duleviç, nga fshati Libofshë e Fierit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Fierit, ndërsa fëmijet e saj akuzojnë bluzat e bardha për vdekjen e saj.
Eqerem Duleviç pohon se nëna e saj ka qëndruar dy javë e shtruar në spitalin Nënë Tereza në Tiranë ku është shtruar pas problemeve që kishte pas me një infeksion në lëkurë dhe është mjekuar me kortizon.
Dy ditë më parë mjekët e Tiranës i kanë thënë se mund të lërë spitalin por të këtë kujdes me sëmundjen e diabetit. E moshuara është ndier keq edhe mbrëmjen e djeshme dhe është dërguar në spitalin e Fierit ku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Djali i saj fajëson bluzat e bardha në Tiranë për mjekim të gabuar. “Marr nënën e shtroj në Tiranë, te plastika në kat të tretë. E marin e shtrojnë urgjent, e mjekojnë edhe mjekimi bëhet me kortizon për të izoluar infeksionin e lëkurës. Këtë të premte që sapo kaluam e marr e nxjerr nënën, më thotë doktoresha që nëna është deri diku mirë po duhet pasur kujdes diabeti. Këtu në Fier më kanë konfirmuar mjekët, vdekja ka ardhur ngaqë ka qenë mjekuar vetëm me kortizone, këtë mund t’ia konfirmojnë dhe mjekët vetë”, shprehet djali i 70-vjeçares.
Ndërkohë nga spitali i Fierit ende nuk pranojnë të prononcohen për këtë problem.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com