/ATSH-E.Xhajanka/- Biznesi dhe sipërmarrja shqiptare po tregon interes gjithnjë e në rritje për tu bërë pjesë në Panairin Fiera del Levante, që është çelur në Bari të Italisë. Kjo jo vetëm për faktin e ekspozimit dhe shkëmbimit të bashkëpunimit mes bizneseve pjesëmarrëse, por mbi të gjitha për të qënë pjesë e tryezave dhe takimeve ku diskutohen çështje të prespektivës ekonomike dhe krijimit të një tregu të përbashkët ekonomik rajonal. Në këtë kuadër, të këtij aktiviteti që është kthyer në një urë utilitare mes Shqipërisë dhe Italisë, Unioni i Dhomave Pulieze, në Tiranë, njofton se nga data 3 deri 4 dhjetor, Unioncamere Puglia do të organizojë në pavionin 150 të Fiera del Levante në Bari eventin "Ekonomia - Fjala e Sipërmarrjes".
Me mbështetjen e Luigi Triggiani, drejtor i Unioncamere di Puglia, gjatë këtyre dy ditëve bizneset pjesëmarrëse, italiane, shqiptare por edhe nga vende të tjera të rajonit do të reflektojnë mbi sfidat dhe tregjet e reja të bashkëpunimit ekonomik, si dhe do të zbulojnë e promovojnë burimet më të mirë nga vendet e tyre, duke i dhënë kurajo sipërmarrësve e pjesëmarrësve të përballen me një format ndryshe, të drejtëpërdrejtë "pa përshëndetje institucionale".
Sipas njoftimit për shtyp nga Unioni i Dhomave Pulieze, në Tiranë, të rinjtë me ide inovative dhe kapitenët e shquar të industrisë, themelues të pranishëm dhe administratorë të deleguar të sipërmarrjeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kategori të ndryshme mercologjike, do të përballen me Profesor Giulio Sapelli i cili, përmes intervistave do ti ver ata të jenë protagonistët e vërtetë duke shprehur pikëpamjen e tyre për ekonominë rajonale.
Ndërsa në 4 dhjetor do t'i kushtohet vëmendje e veçantë eventit "Up start", organizuar nga CCIAA e Bari-t dhe Ministria e Italiane e Zhvillimit Ekonomik. Kryefjalë e aktivitetit do të jetë një analizë e thellë përkatësisht për mundësitë që lidhen me Regjistrin Inovativ të Sipërmarrjeve; me këtë rast do të prezantohen nismat që vijnë nga Dhomat e Tregtive për start up-et e Rajonit, dhe në veçanti edicioni 30 i Konkursit të Dhomës së Tregtisë së Bari-t. Fjala do i jepet sipërmarrësve të rinj, vizionarëve të cilët kërkojnë një rrugë të re mes mijëra vështirësish dhe qindra oportuniteteve që ofron sot bota e sipërmarrjeve. Do të mund të shikohen dhe të preken me dorë idetë fituese, do të bisedohet dhe debatohet me këta dhjetë të rinj të guximshëm.
Duke iu referuar Einaudi në nje fjalim të famshëm për sipërmarrësin, Triggiani citon ...
"Me gjithçka që ne mund të shpikim për ti krijuar probleme, penguar, dekurajuar, është prirja e tyre natyrale që i shtyn të ecin përpara; dhe jo vetëm etja për para. Shija, krenaria për t'a parë ndërmarrjen e tyre të lulëzojë, të fitojë kredi, të bëhet sa më e besueshme, të shtojë besimin tek një klientelë sa më e madhe, të zgjerojë impiantet, të zbukurojë selitë, përbëjnë një shtysë për progresin që është po aq i fuqishëm sa fitimi. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të shpjegonim prëse ekzistojnë sipërmarrës që në ndërmarrjen e tyre derdhin të gjitha energjitë e tyre dhe investojnë të gjitha kapitalet e tyre për të nxjerr sëhpesh fitime shumë më tepër modeste se sa ato që do të fitonin nga përdorime shumë më tepër të sigurta dhe komode".
/Shqiptarja.com