FIFA The Best/ Guardiola shpallet trajneri i vitit 2023

Pep Guardiola është shpallur trajneri më i mirë i vitit, në ceremonine e përvitshme "FIFA The Best".

Pep Guardiola ishte në garë me dy trajnerët italianë, Luçiano Spaletin, i cili fitoi titullin me Napolin dhe Simone Inzaghin, i cili dërgoi Interin në finalen e Champions League.

Gjatë 2023 Pep Guardiola fitoi titullin në Premier League, ndërsa fitoi gjithashtu edhe Champions League.

“Falënderoj kundërshtarët e mi. Luçiano, ke bërë një sezon të jashtëzakonshëm me Napolin, duke fituar titullin pas kaq shumë vitesh. Simone, vetëm unë e di se sa e vështirë ka qenë të luaje kundër Interit tënd në finale, një skuadër e mrekullueshme.

Dua të ndaj këtë çmim natyrisht me Sorianon, i cili ka strukturuar këtë ide të “City Football Group”, me pronarët, stafin tim, lojtarët tanë, të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë udhëtim të madh e të jashtëzakonshëm, pa asnjë përjashtim. Gjëja e pabesueshme është të jetoja me ata këtë eksperiencë, jo të fitoja apo humbja. Jam i lumtur që babai im 92-vjeçar është këtu, pastaj desha të përmendja gruan dhe fëmijët e mi. Gëzojuni kësaj mbrëmje, unë nuk mund të jetoja pa ta”, tha Guardiola.

“Barcelona është klubi im i zemrës, do të ishte e pamundur të isha këtu pa të, ai që jam është falë tyre. Siti u ndërtua në kohë, 10-15 vite më parë ishte larg nga ajo që është sot. Kishin fituar edhe më parë me Mançinin e Pelegrinin, por ishte një udhëtim i madh dhe special për të ardhur deri këtu”, tha spanjolli pasi mori çmimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Messi nuk zbret nga froni, fiton çmimin ‘më i miri’ për të dytin vit radhazi

1705353435_fifa.PNG

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi është shpallur ‘më i miri i vitit’ nga FIFA duke fituar çmimin “The Best” për dytin vit rradhazi.

Por si Messi, ashtu edhe Haaland dhe Mbappe, nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e FIFA-s në Londër.

Triumfi i Messit është pritur me habi, pasi Erling Halaand ka fituar tripletën me Manchestet Cityn dhe gjithashtu është golashëshënuesi i Europes për 2023 dhe pritej që ai të shpallej më i miri për këtë vit duke mposhtur argjentinasin.

Me 30 tetor Messi fitoi edhe trofeun e Topit të Artë, që është ekuivalenti i "The best", por që dorëzohet nga revista franceze France Football.

K.M/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Zgjidhim 6 raste nepotizmi, ndryshimet në statut do transformojnë partinë

Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Zgjidhim 6 raste nepotizmi, ndryshimet në statut do transformojnë partinë