Tiranë, 10 Mars ATSH-Megi Zonja/.- Dasma e Figaros,një nga operat më të zeshme të Moxartit do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë më 15, 17, 19 dhe 21 mars, si një opera gazmore me 4 akte me një larmishmëri karakteresh dhe lojë te bukur intrigash dashurie.
Gjatë gjithë kohës personazhet vendosin veten në situata te ndërlikuara duke e bërë publikun të jetë kurioz për çdo të ndodhë.
Në qëndër të veprës janë Figaro dhe Suzana respektivisht shërbetorët personalë të Kontit dhe Konteshës Almaviva.
Regjisori Nikolin Gurakuqi duke dashur të percjellë një vepër koherente me realitetin e sotëm e ka vendosur ngjarjen në një institucion shtetëror të një vendi europian, ku personazhet janë punonjës dhe titullar është Konti Almaviva. Pavarësisht kohës dhe vendit, i rëndësishëm është mesazhi, ai i revoltes ndaj të keqes, abuzimit me pushtetin, dhe ndëshkimi i saj në mënyrë paqësore, të pranueshme për palët, pa prekur dinjitetin dhe personalitetin e askujt, pavarësisht se cilës klasë i përkasin personazhet.
Në rolet e kësaj vepre janë solistet e TKOB, Armando Likaj (Figaro) Mariana Leka (Kontesha), Eriona Gjyzeli (Suzana), Vikena Kamenica (Cherubini) etj. Por në të janë dhe dy të ftuar specialë në rolin e kontit ku në rolin e tenorit bullgar është Valeri Turmanov dhe në rolin e Suzanës nër natën e premierës janë sopranoja e talentuar shqiptare që këndon në skenat botërore Oriana Kurteshi, pjesë e Ekselencës shqiptare.
Regjia dhe skenografia është i mirënjohuri, - Nikolin Gurakuqi, dirigjent i Orkestres së TKOB , Francesco Di Mauro dhe dirigjent i korit, Dritan Lumshi.
/f.n/












