Fiku indian, "durimi" i palestinezëve

Fiku indian, "durimi" i palestinezëve
 Fiku Indian që në Palestinë njihet si fruti i "durimit" me çmimin e arsyeshëm për familjet me të ardhura të ulëta edhe për bujqit është një nga frutat e preferuar për kultivim për arsyen se nuk ka nevojë për një përkujdesje të madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Fiku Indian i cili i përket familjes së Kaktus krahas rezistencës së tij për mungesë të ujit në krahasim me frutat e tjerë tërheq vëmendjen edhe me prodhimtarinë e tij. Ky frut i cili njihet si fruti i "durimit" për shkak të rezistencës në klimën e thatë dhe pa ujë është fruti i preferuar i familjeve me të ardhura të ulët për shijen dhe çmimin e ulët që ai ka në muajt e verës.

Fiku indian në periudhën e muajve të vjeljes jep një prodhim prej 5 tonësh në rajonin Berdes në Ramallah.

Zejneb Avad një nga banoret e zonës për gazetarin e AA-së shprehet se ajo është mësuese në shkollën fillore dhe në muajt e verës kur nuk merr pagë punon në vjeljen e këtij fruti për ti ardhur në ndihmë familjes dhe për të siguruar të ardhura në këto muaj.

Edhe Abdurrahman Avad i cili punon në sektorin e medias thekson se pothuasjse çdo familje në rajonin Berdes e cila 80 përqind e saj ndodhet nën menaxhimin e izraelit për ndërtimin e murit të ndarjes merret me prodhimtarinë e fikut Indian.

Ndërsa Ivad Halef i cili shprehet se që në fëmijëri ai merrej me këtë profesiaon thekson se fiku Indian ngaqë nuk kërkon një kujdes të madh dhe mbron tokën nga insektet e këqia ai është një frut i preferuar i bujqëve. Halef i cili vë në dukje më tej se afërsisht në një arë prej 17 dynym ndodhen 500 rrënjë pemë të fikut Indian ai shprehet se nga shitjet e frutave në Jeruzalem dhe në Ramallah ai fiton afërsisht 800 dollarë në këtë stinë.

Fiku Indian në shumë rajone të Bregut Perëndimorë është një nga produktet kryesorë që prodhohet në stinën e verës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron