Përfaqësuesit e rreth 20 vendeve mblidhen sot në Paris për të përcaktuar rolin e secilit në koalicionin ndërkombëtar të kërkuar nga Uashingtoni për të luftuar xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS), që ekzekutuan një tjetër peng.

Ekzekutimi i një Britanikut të shtunën nga ISIS-i, përforcoi edhe më shumë vendosmërinë e komunitetit ndërkombëtar për të zhdukur këtë grupim xhihadist, që kontrollon territore të gjera në Irak dhe Siri, duke krijuar një koalicion të gjerë.

"Ne tashmë jemi gatë për të marshuar", theksoi sekretari amerikan i Shtetit John Kerry për kanalin televiziv CBS, i cili mori edhe mbështetjen e 10 vendeve arabe gjatë një maratone në Lindjen e Mesme në kuadër të luftës antiterrorizëm.

Konferenca do të fillojë në orën 7:30 GMT në prani të shefit rus të diplomacisë, Serguei Lavrov dhe atij amerikan John Kerry. Kjo konferencë do të drejtohet nga presidenti francez François Hollande dhe ai irakian, Fouad Massoum.

Sipas SHBA-së, më shumë se 40 vende janë gati të marrin pjesë, në një formë apo një tjetër, në këtë aleancë. Së fundmi Australia njoftoi pjesëmarrjen e saj me vendosjen e 600 ushtarëve në Emirate./ATSH/