Fillon seanca për Brunilda Kadiun, KPK: S’ka probleme me pasurinë
Ka nisur seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në ngarkim të gjyqtares Brunilda Kadi, gjyqtare pranë gjykatës së Tiranës.
Ka nisur seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në ngarkim të gjyqtares Brunilda Kadi, gjyqtare pranë gjykatës së Tiranës.
Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamiti, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, ka marrë përsipër verifikimin e gjyqtares Kadia. Rivlerësimi për gjyqtaren Kadia është zhvilluar në të tri kriteret, pastërtinë e figurës, aftësitë profesionale dhe verifikimin pasuror.
Gjyqtarja Brunilda Kadi, po hetohet me përparësi nga KPK-ja, pasi ajo është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
KPK ka raportuar në seancë se sipas raportit të ILDKPI-së, deklarimi pasuror i gjyqtares Kadia është i saktë, me burime të ligjshme pasurore, dhe konstaton se Kadia s’ka fshehur të ardhurat.
Konkretisht KPK, ka verifikuar pasurinë e Kadisë, ku rezulton se gjyqtarja ka në pronësi një apartament 124 metra katrorë në Lanabregas me vlerë 63 mijë euro. Gjithashtu rezulton se gjyqtarja Brunilda Kadia ka marrë një kredi me vlerë 85 mijë euro. Por sipas verifikimeve të KPK-së, kredia që Kadia ka marrë është me vlerë 131 mijë euro.
Nga verifikimet ka rezultuar se gjyqtarja ka paguar 58 mijë euro në vitin 2008 për blerjen e dy apartamenteve.
Në vitin 2005, gjyqtarja ka shitur një apartament në Tiranë me sipërfaqe 75 metër katrorë, por që nuk është pasqyruar në deklaratën e pasurisë. Sipas KPK-së, gjyqtarja ka deklaruar të tjera të dhëna tek noterja për sipërfaqen dhe koston e apartamentit të saj. Pronë e Kadias është edhe një makinë e blerë në vitin 2007, me vlerë 700 mijë lekë nga kursimet familjare. KPK vlerëson se ka patur të ardhura për ta blerë këtë makinë.
Pastërtia e figurës, DSIK: Përshtatshmëri për vijim e detyrës
KPK vlerëson se DSIK ka specifikuar se gjyqtarja Kadi ka përshtatshmëri për vijimin e detyrës. Sa i takon aftësive profesionale, një biznesmen spanjoll denoncoi se kishte marrë një zarf në Madrid me dokumente jo në gjuhën spanjolle, ku mund të ishte dërguar nga gjyqtarja Brunilda Kadi. Ai pretendon shkelje në palën paditese.
Bëmë verifikimet. Ka pasur proces gjyqësor me palë këtë kompani me gjyqtare znj. Kadi. Njoftimi i shoqërisë nuk është bërë në adresën e duhur në Madrid. Dokumentet që kanë arritur tek shtetasi spanjoll mbajnë firmën e Kadit. Komunikimi nuk është bërë me asnjë autoritet spanjoll siç rregullon Konventa e Hagës.
Raporti i KPK
Lajmi kryesor:
Vettingu/ Shkarkohen gjyqtarët Abdullai e Selimi, Bici e Muçi probleme me pasurinë, Gjykata e Lartë drejt bllokimit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.8%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana ishte shkarkuar tre vite më parë nga KPK, ONM e kritikoi si 'vendim të paarsyeshëm'
1 Tetor 2024, 18:06
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj 2024, 12:54
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt 2024, 07:43
-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
24 Janar 2024, 13:18
-
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
18 Qershor 2023, 16:27
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor 2023, 17:17
-
Kërkoi pezullim të gjykimit për shkak të vendimit të ‘Strasburgut’ për Luan Dacin, GJKKO rrëzon gjyqtarin Fatos Lulo
4 Maj 2023, 11:19
-
KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Nure Dreni
15 Mars 2023, 19:13
-
Bilanci i 2022/ Lista me 94 gjyqtarët dhe prokurorët që 'ia mbathën' nga frika e Vettingut, përjashtohen të gjithë nga drejtësia! 15 subjekte të dorëhequra
2 Janar 2023, 16:19
-
Nën akuzë për deklarim të rremë pasurie, GJKKO merr të pandehur ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë
5 Dhjetor 2022, 15:30
-
Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për sistemin ligjor, Bushka: Historike! Rrustemi: Përvoja me Vettingun, e nevojshme për ne
21 Nëntor 2022, 12:22
-
SPAK mbyll hetimet për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, e dërgon për gjykim për deklarim të rremë pasurie
31 Tetor 2022, 13:06