Filmi 'Furgoni' i Erenik Beqirit në garë për 'Oscar'
Aktori francez Phenix Brossard ne filmin 'The van'
Në këtë edicion të 93-të të Oscar-it filmi “Furgoni” me regji të Erenik Beqirit garon përballë10 prodhimeve kinematografike nga e gjithë bota, në kategorinë e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër.
Ngjarjet në këtë film trajtohen në Shqipërinë e viteve ’90. Në qendër të tij është historia e një djali që është në kërkim të lirisë. Liri të cilën mund ta gjejë, vetëm duke u larguar nga Shqipëria. Por, për ta arritur atë, djali duhet që të bëjë një ndeshje të pazakontë në furgon. Fundin e së cilës do ta mësojë vetëm në fund. Në film luajnë aktorët Arben Bajraktaraj e Afrim Muçaj nga Kosova, aktori francez Phenix Brossard, Lulzim Zeqja e Romir Zalla.
Ndonëse, Qendra Kombëtare e Kinematografisë nuk e mbështeti financiarisht, suksesi i filmit “The van”, që pati premierën botërore në Festivalin e Kanës, si bashkëprodhim francezo-shqiptar i "Origine Films", Francë & "Anima Pictures” në vitin 2019, nuk ka munguar as në të tjerë festivale ndërkombëtarë, si në Festivalin e Sarajevës, Festivalin Manaki Brothers, në Festivalin e Filmit “Batroun Mediterranean” etj.
Filmat e tjerë me metrash të shkurtër në këtë garë janë: “Bittu”; “Da Yie”
“Feeling Through”; “The Human Voice”; “The Kicksled Choir”; “The Letter Room”; “The Present”; “Tëo Distant Strangers”; “The Van” dhe “Ëhite Eye”
Lista e plotë e të nominuarëve në 'Oscar' do të publikohet më 15 mars 2021. Çmimet ndahen në Teatrin Dolby të Hollywod-it në datë 25 prill.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LETRA E DYTË/ Kineastët: Qendra e Kinematografisë në shkelje ligjore, thirrje Gonxhes: Duhet ndërhyrë, verifikoni pretendimet
8 Shkurt, 13:43
-
Qendra Kombëtare e Kinematografisë reagon pas ankesave të kineastëve në ministrinë e Kulturës për keqmenaxhim buxheti dhe favorizime klienteliste
7 Shkurt, 17:29
-
Kineastët kundër QKK-së, letër ministrit: Nga keqmenaxhimi po rrezikohet kinematografia! Eol Çashku: Ankesa të pabaza, tregojnë që kam të drejtë
6 Shkurt, 14:56
-
Netflix heq ‘Emilia Pérez’ nga fushata e Oscars pas postimeve nënçmuese në rrjete sociale, aktorja transgjinore: S’kam kryer asnjë krim
5 Shkurt, 09:52
-
Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, kandidat për çmimin Cesar në Francë
24 Janar, 15:20
-
Carla Sofia Gascon, aktorja e parë transgjinore e nominuar për Oscar
23 Janar, 17:30
-
Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit
15 Janar, 13:57
-
Filmi që çon Shqipërinë në Oskar, regjisori Robert Budina: Fundi jo i lumtur paraqet mentalitetin e Shqipërisë sot
20 Shtator 2024, 20:12
-
Në mesin e yjeve botërore, Afrona Dika shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kanë
20 Maj 2024, 17:00
-
Filmi i Festivalit në Kanë, mes yjeve edhe qeni i famshëm Messi
15 Maj 2024, 13:00
-
DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri
20 Prill 2024, 10:04
-
'Aleksandër'/ Në film historia e mekanikut që rrëmbeu anijen e flotës për t'u arratisur nga Shqipëria, i vranë të bijën 5 vjeçe! Regjisori: Xhirimet mes tre kontinenteve
1 Shkurt 2024, 16:31