Filmi ‘Pikë uji’ përfaqëson Shqipërinë në OSCAR ‘International feature film’

Filmi ‘Pikë uji’ përfaqëson Shqipërinë në OSCAR ‘International feature film’

‘Pikë Uji’ zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë "International Feature Film" në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR.

Pas thirrjes së hapur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike ERA FILM me filmin artistik me metrazh të gjatë «Pikë Uji», me regji nga Robert BUDINA.

Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturën e paraqitur nga shtëpia kinematografike ERA FILM për filmin "Pikë Uji" si përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë "International Feature Film në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR®️".

“PIKË UJI” — Një thriller emocionues që zbulon çmimin e vërtetë të pushtetit dhe dashurisë prindërore.

Aida, ka arritur majat e pushtetit në qytetin e saj. Para, influencë, karrierë — ajo i ka të gjitha. Por çfarë ndodh kur një krim i papritur kërcënon të shkatërrojë gjithçka?

Kur djali i saj Marku përfshihet në një akuzë të rëndë, bota e Aidës fillon të lëkundet. Sa larg do të shkojë Aida për të mbrojtur të birin?

Regjia: Robert Budina

Skenaristë: Robert Budina, Doruntina Basha, Ajola Daja

Me: Gresa Pallaska, Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Paolo Janku, Gerhard Koloneci.

Një bashkëprodhim ndërkombëtar nga: Erafilm Shqipëri, Avanpost Rumani, Redibis film Itali, Iliria film Kosovë, Manufaktura Production Maqedoni e Veriut.

Financuar nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë, MIBAC, QKK Kosovë, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, Creative Europe Media, SEE

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament