Financial Times artikull për hapjen e negociatave, Cakaj: Bllokimi zvogëlon rolin e BE-së në rajon

Financial Times artikull për hapjen e negociatave, Cakaj: Bllokimi zvogëlon rolin e BE-së në rajon

Teksa na ndajnë vetëm 24 orë nga marrja e vendimit nëse Shqipëria do të aderojë në familjen e madhe evropiane gazeta prestigjoze “Financial Times” i ka kushtuar një hapësirë mediatike çeljes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në këtë artikull është intervistuar edhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i cili është shprehur se bllokimi i negociatave do të sillte një ulje të rolit të BE-së në rajon.

Sipas Cakaj një ndërlikim i mëtejshëm i situatës do të sillte “ndarje” mes vendeve të cilat kundërshtojnë ndarjen e çështjeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të tjerë që mendojnë se Tirana duhet të paguajë çmimin për avancimin e rastit të Maqedonisë - një këndvështrim që gjen mbështetjen edhe të diplomatëve – thuhet në shkrim.

“Franca e cila ka qenë skeptike rreth zgjerimit të BE, thekson se procesi i anëtarësimit duhet të rishikohet para se të shqyrtohet pranimi i vendeve të tjera, pasiguri kjo që ministri Cakaj e quan “dileme false”.

Ndër të tjera Fiancial Times i ka kushtuar një vëmendje të madhe asaj se çfarë është duke ndodhur në Luksemburg dhe asaj çfarë pritet të ndodhë në Bruksel lidhur me fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në artikullin e saj evidentohet skepticizmi i Francës dhe i disa vendeve të tjera si Holanda apo Danimarka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)