'Financial Times' promovon Shqipërinë mes vendeve që duhen vizituar në 2020 (Arsyet)

'Financial Times' promovon Shqipërinë mes vendeve që duhen vizituar në 2020 (Arsyet)

Prestigjiozja “Financial Times” rekomandon Shqipëria si një ndër 9 destinacionet kryesore të vitit 2020, që duhet vizituar. Por çfarë do të gjejnë turistët në Shqipëri? “Financial Times” rendit arsyet se përse duhet të zgjedhin vendin tonë për të udhëtuar. Shqipëria tërheq vizitorët  me bukuritë natyrore, por jo vetëm.

“Malet, kanionet, lumenjtë, vija bregdetare, qytetet antike, rrënojat e lashta, por edhe mikpritja. Për aventurierët e udhëtimeve të gjata me këmbë janë Bjeshkët e Namuna të veriut të Shqipërisë si një alternativë e alpeve, të cilat nuk kanë fare zhvillim turistik, por edhe turet historike, sidomos në zonat e mbrojtura nga UNESCO" thuhet ndër të tjera.

Ndërkohë që vendet e tjera që rekomandohen përveç Shqipërisë janë; Norvegjia, Çadi, Armenia, Japonia, Republika Domenikane, Mbretëria e Bashkuar dhe Uruguai, teksa vitin e kaluar ylli ka qenë Mali i Zi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 09/01/2020 10:36

    Kote ja ka fute edhe kjo. Biletat e avjonin nuk perballohen per ne shqipnin ne sezonin e veres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend