FINIQ- Një banesë dykatëshe në fshatin Vagalat është grabitur ditën e djeshme dhe më pas i është vendosur flaka. Banorët e shtëpisë, që rezulton në pronësi të Stefan Cakës, kanë bërë me dije se autorët, ende të paidentifikuar, kanë grabitur rreth 300 mijë lekë të reja ndërkohë që ata gjendeshin në një festë.
Ndonëse banorët e zonës kanë njoftuar për normalizimin e situatës zjarrfikëset, banesa dykatëshe është djegur plotësisht. Policia sakaq ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ah more kriminele Shtepia pse duhej djegur? Keni tipare kafsherore
Përgjigju