/ATSH/.-E ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Anne Meskanen, ka ripërsëritur qëndrimin mbështetës të shtetit finlandez karshi rrugës integruese të Kosovës në BE, si dhe ka inkurajuar institucionet që të punojnë në drejtim të përmbushjes së kritereve të nevojshme që çojnë në këtë drejtim.
Meskanen në përfundim të mandatit diplomatik në Prishtinë, është pritur në takim nga ministri kosovar i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ku së bashku kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes të dy shteteve.
Duke e vlerësuar kontributin e Finlandës ndaj Kosovës, përkrahjen në procesin integrues në BE, si dhe duke i cilësuar të shkëlqyera raportet mes të dyja shteteve, ministri Çollaku i ka uruar Meskanen suksese në misionin e ardhshëm diplomatik dhe e ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm.
Po ashtu e ka njohur në detaje edhe me zhvillimet e fundit në kuadër të prioriteteve që dalin nga axhenda evropiane e që për këtë vit janë: nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe liberalizimi i vizave. Ministri Çollaku theksoi se këto dy procese pritet të përmbyllen suksesshëm këtë vit duke pasur edhe përkrahjen e shteteve mike të Kosovës.
/Shqiptarja.com