Fiona McIlwham: Presidenti
zgjedhja me konsensus

Fiona McIlwham: Presidenti<br />zgjedhja me konsensus
Ambasadorja Britanike Fiona McIlwham për emisionin "Tonight" të Ilva Tares në Ora News është shprehur në lidhje me zgjedhjen e një presidenti kosnensual, marrëdhëniet me Topin, Ina Ramën, Berishën dhe Edi Ramën.

Cili është komenti juaj për reformën elektorale?
Mendoj se është pozitive që është ngritur grupi i punës, dhe po punon e po diskuton mbi çështjet. Është e rëndësishme që të shohim cilësi të mire në këtë reformë, që cështjet e ngritura në raportin e ODIHR do të trajtohen. Kjo është baza e kësaj reforme. Është një bazë shumë e fortë dhe me dakordësinë e të gjitha palëve në politikë. Duhet te shohim produkte konkrete. Reforma duhet të miratohet patjetër përpara zgjedhjeve të ardhshme, në mënyrë që të kuptohet mirë dhe rregullat të vendosen të palëkundura, para vitit 2013.

Pse mendoni se kësaj radhe do jetë ndryshe e do zbatohet më mirë?
Shpresoj shumë që të zbatohet më mire, dhe zbatimi është një pikë shumë e rëndësishme tani. Mendoj se ligji në tërësi është mjaft i mirë, këtë e ka thënë edhe ODIHR. Tani çështja është përmirësimi, kurimi, identifikimi dhe rregullimi i disa mangësive. Por në fund të fundit ajo çfarë do të vendose suksesin e këtij kodi të ri të përmirësuar do jetë vullneti politik për ta zbatuar atë.

Reforma parlamentare, cilat janë elementët kyçe?
Kemi një ekspert britanik këtu këtë javë, i cili po bisedon me anëtarët e komisionit duke ofruar disa ide. Pika kryesore që theksohej në raport -progresin e 2011 ishte nevoja për të përmirësuar funksionimin e parlamentit është një prioritet kyç, dhe padyshim është shumë i rëndësishëm si qëndra e sistemit demokratik në këtë vend.

Komenti juaj për sulmet ndaj Prokurores së Përgjithshme?
Mendoj se është shumë e drejtë që sulmet ndaj individëve apo institucioneve janë të dëmshme sepse ata dëmtojne besimin, potencialisht tek ai institucion por edhe tek bashkëpunimi midis institucioneve të tjera, për shembull tek drejtësia penale. Nuk duhet parë thjesht si sulm personal mendoj se shkon më gjerë se kaq dhe prandaj duhet të kontrollohet. Duhet të investohet më pozitivisht tek institucionet e theksoj kjo është edhe një herë tepër e rëndësishme.

A është puna e saj kaq bindëse sa të jeni mbështetës të saj?
Kryeprokurori britanik kur erdhi këtu foli për të gjithe ne kur tha se bashkëpunimi jonë me Prokurorine e Përgjithshme është tepër i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale me Shqiperinë. Ne punojme me ta shumë shpesh për një sërë çështjesh dhe jemi shumë të kenaqur me këtë nivel bashkëpunimi. Por ka edhe një pikë më të gjerë, pika institucionale, që do të thotë se këto institucione relativisht të reja duhet tu jepet mbështetje por edhe hapësire për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë që iu janë caktuar, si edhe për të forcuar profesionalizmin e tyre.

E ka dëmtuar sulmi ndaj Presidenti imazhin e Shqipërisë jashtë vendit?
Mendoj se është pjesë e të njëjtës histori. Institucioni i Presidentit mban një funksion të veçantë në çdo vend dhe jo më pak në Shqiperi ku Presidenti ka një përgjegjësi të rëndësishme ai është mbrojtesi i disa institucioneve të drejtësisë dhe i disa agjensive të tjera kyçe. Kështu që përsëri mendoj se është e rëndësishme që institucioni i presidentit të respektohet, roli i tij të kuptohet siç duhet e të adresohet në mënyrë kushtetuese, në mënyrë të respektuar dhe që të realizohet uniteti dhe qëllimi i përbashkët.

Është dobësuar roli i Presidentit pas këtyre sulmeve?
Roli i Presidentit është përcaktuar nga Kushtetuta. Ideja është që Presidenti të jetë figurë uniteti. Nuk ka dyshim që kjo është e vështirë të arrihet në një demokraci relativisht të re. Por kjo duhet të jetë aspirata. Nuk mund të jetë për individe apo luftë politike. Këto pozicione dhe institucioni i Presidentit janë tepër të rëndësishëm. Edhe aspirata për anëtarësim në BE është tepër e rëndësishme për t'u humbur në luftëra personale.

Opinioni juaj mbi ndryshimin e Kushtetutës dhe për Presidentin?
Reforma tashmë ështe bërë. Është vendosur një sistem. Por kjo nuk është në kundërshtim me idenë dhe frymën e Kushtetutes që Presidenti duhet të jetë figurë e unitetit. Kjo ka shumë rëndësi. Kjo rëndësi duket akoma më shumë kohët e fundit kur situata është polarizuar më shumë. Pra ky rol është vërtet i rëndësishëm. Unë shpresoj që në zgjedhjen e këtij viti kjo frymë të karakterizoje zgjedhjen e presidentit të ri.

Zgjedhja e Presidentit do ndikojë tek procesi i integrimit në BE?
Metoda apo procesi është përcaktuar në Kushtetutën tuaj dhe nuk është detyra e BE të diktojë. Ajo çfarë kemi thënë qarte është se në çdo aspekt reforme apo të politikës në këtë vend, ne presim të shohim prova të bashkëpunimit dhe qëllimeve të përbashkëta. Pra një sens kombëtar. Të njëjtën gjë duam të shohim në zgjedhjen e Presidentit. Do të ishte diçka e mirë, madje thelbësore, që kjo figurë të reflektojë këtë sens bashkimi pra që ai apo ajo, kushdo qoftë, gëzon mbështetje të gjerë nga politika apo dhe më tej.

Po nëse nuk është figurë e unitetit, ndikon për statusin?
Është Komisioni europian ai që do te vlerësojë dhe jape notën për progresin e Shqipërise por sic e thashë kushtetuta juaj përcakton edhe idenë se si duhet të jetë Presidenti edhe procesin e zgjedhjes së tij, dhe nuk na takon neve ta sfidojmë këtë. Por ajo çfarë ne presim gjerësisht dhe jo vetëm, për zgjedhjen e presidentit, është sensi i angazhimit jo thjesht për standartet që kërkon BE, por për frymë, për vlerat e BE.

Respekt Kushtetutës apo duhen bërë konsultime për këtë?
Nuk mendoj se këto të dyja përjashtojnë njëra-tjetrën. Mendoj se fryma e kushtetutës është e qartë. Ideja është që presidenti të jetë figurë e unitetit kombëtar. Ndjesia e ndërkombëtarëve është se do të ishte mirë që procesi që do shoqërojë zgjedhjen e presidentit të jetë gjithëpërfshires dhe bashkëpunues. Ky është mesazhi ynë. Por mund të pyesni edhe koleget e tjerë.

Polarizimi i politikës tani do ta lejojnë këtë?
Juve keni shembuj ku presidenti ka ardhur nga jashtë politikës, kështu që kjo gjë është e mundur, varet nga partitë politike, varet nga deputetet të vendosin për personin që duan.

Si ka qenë ky bashkëpunim me kryeministrin shqiptar, Berisha?
Ne kemi marrdhënie shumë të mira ashtu edhe siç pritet nga një ambasador Ai dhe ekipi i tij kanë qenë të hapur për kontakte dhe këshilla dhe jam shumë mirënjohëse ndaj tij, qeverisë dhe autoriteteve shqiptare që më kanë dhënë këtë mundësi dhe që e kane bërë këtë pjesë të punës time të lehtë.

Po marrëdhënia me liderin e opozitës Zotin Rama?
Është e njëjta gjë. Është e rëndësishme që ambasadori dhe ambasada të kenë kontakte me të gjithe aktoret politikë, ku lideri i opozitës ka një rol dhe status të veçantë. Pra përsëri them se kam patur kontakte të mira, diskutime të hapura dhe besoj se i kam bërë këto diskutime me të gjithë liderët politike nga pozicioni i një miku konstruktiv duke ofruar këshilla dhe mendime të hapura kur ka qenë nevoja.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike