‘Fish City’, të martën në zi për Kadarenë!’ Gjergj Luca, dedikim prekës korifeut të letrave shqipe

 

Mes shumë mesazheve ngushëlluese, një dedikim prekës për Kadarenë ka ardhur nga sipërmarrësi Gjergj Luca. Ky i fundit, me anë të një videomesazhi tregon impaktin që i madhi Kadare la në familjen e tij, duke kujtuar fjalët e gjyshes së ndjerë.

Gjergj Luca thotë se shkrimtari shqiptar është ndër të paktët zotërinj në Shqipëri, ndërsa thekson se fjala Zotëri nuk duhet të përdoret rëndomtë për çdo njeri.

Sipërmarrësi deklaron se ka shpallur të martën ditë zie kombëtare në “Fish City” dhe flamurin kombëtar do ta ulë në gjysmë shtizë.

Mesazhi i plotë:

Në atë periudhë që ne jemi rritur dhe jemi formuar, në shoqërinë tonë dhe në familjet tona fjala zotni përdorej shumë pak. Nga ato të pakta herë që unë e kam dëgjuar prej gjyshes sime, fjala zotni ka qenë për këtë njeri, kur ajo e emocionuar pas çdo shkrimi të këtij burri, fillonte fjalën zotni Ismaili ka përcjellë këtë mendim, ka përcjellë këtë ide, ka qenë kaq emocionale, ka dashur të thotë këtë ose atë gjë dhe ju e dini që në atë periudhë ne përdornim fjalën shokë dhe fjala zotni përdorej për shumë pak njerëz, përdorej për shumë pak burra, për shumë pak artistë, mjekë inxhinierë që e meritonin vërtetë fjalën zotni.

Kohët kaluan i dashur Ismail dhe fjala shokë që përdorej atëherë rëndomtë dhe tani në këtë periudhë që ne jetojmë u zëvendësua me fjalën zotni. Pra, në këtë vend tani ka shumë shumë zotni dhe ka shumë shumë pak, dhe përherë e më pak shokë. E çuditshme, tani që lexova që ju keni ikur në parajsë se keni ndërruar jetë, e para gjë më ngacmoi, më ngacmoi fjala e gjyshes sime që thonte për ju zotni.

E turpshme miq, e turpshme në këtë vend se kujt i themi ne sot zotni. Zotni ne i themi të gjithë qenërisë, të gjithë llumit, të gjithë të pangourrve.

A e meritojnë ata njerëz të jenë Zotni dhe të quhen njësoj si ky burrë, kur ky burrë quhej zotni kur të gjithë quheshin shokë? Dhe ne kur bënim thashetheme për këtë njeri bënim se çfarë donte të thonte, dhe thashethemet e asaj kohe janë zëvendësuar me qenërinë dhe me kafshët dhe me barbarizmin e këtyre lloj zontive, e këtyre lloj qenve, që non-stop, përditë helmojnë mendjet, shpirtin e shqiptarëve, a ka më turp miq?!

Turp për ne që nuk i mbrojmë dot dhe ata pak zotni që kanë mbetur në këtë vend, ata pak zotni që kanë pak kurajo akoma si ky burrë që thonë të vërtetën.

Zotni, zotni Ismail, nesër në qytetin tim do të jetë zi kombëtare, të gjithë punëtorët e mi, të gjithë njerëzit që njoh, do të flitet për ju dhe flamuri jonë nesër do të jetë në gjysmë shtizë për këtë burrë të madh të historisë së Shqipërisë që ka thënë vetëm të vërtetën.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë Ismail Kadare, por vepra e tij mbetet e pavdekshme, mesazhet e personaliteteve shqiptare


S.G/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin