Dubai thyen rekordin e mëparshëm të 2011-ës, qe mbahej nga Kuvajti që lëshoi më shumë se 77 mije fishekzjarre.

U deshën dhjetë muaj planifikim, mbi 500 mijë fishekzjarre te vendosur përgjate 94 kilometrave të bregdetit, për të dhuruar spektaklin që zgjati rreth 6 minuta”.

Dubai është një arkipelag i krijuar nga ishujt të formuar nga njeriu. Aty ndodhet edhe ndërtesa më e lartë në botë, "Burj Khalifa", epiqendra e festimeve bashkë me hotelin luksoz Atlantis, i cili ndodhet në "Palm Jumeirah", një prej tre ishujve në formë palme.

Fishekzjarret u realizuan nga një kompani amerikane e cila përdori 100 kompjuterë dhe 200 teknikë për të sinkronizuar spektaklin piroteknik. Kostoja totale e spektaklit arrin deri në prej 6.7 milionë dollarë.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)