GUAMO - Kthehet në shtëpi duke harruar të kontrollojë biletën e llotarisë “Win for Life”. As që i shkonte ndërmend që ajo letër, të cilën e kishte futur në mënyrë të shkujdesur në xhep, ishte realizimi i një ëndrre të madhe: 100 mijë euro në llogari dhe 4 mijë çdo muaj për 20 vitet që do të vinin (1 mln e 60 mijë euro në total).
Me pak fjalë, e kishte siguruar të ardhmen; problemi ishte se nuk dinte gjë. Kjo është historia e një pensionisti nga Guamo, Itali. Të moshuarin e lajmëroi lokali ku kishte luajtur. “Prej vitesh, luan gjithmonë të njëjtët numra. Çdo të shtunë e të diel”,-tha pronari i barit, Endro Luchi.
“Kontrolluam oraret se kur ishin luajtur dhe e gjetëm fituesin. Ai nuk mund ta besonte. Më tha se kishte nevojë të pinte diçka të fortë. Kështu nisi festa e madhe në lokal",-thekson ai.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com