Fiton gjyqin, Kastriot Dervishi
rikthehet Drejtor i Arkivave në MB

Gjykata Administrative e Apelit ka rikthyer në detyrën e Drejtorit të Arkivave në Ministrinë e Brendshme, historianin Kastriot Dervishi. 

Lajmin e konfirmon vetë Dervishi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku thekson se kjo gjykatë, një ditë më parë, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. 

Ai shkruan se vendimi i Apelit Administrativ i jep të drejtë të rikthehet në pozicionin e Drejtorit të Arkivit në MB, nga ku u shkarkua nga detyra tre vite më parë. 

"Qysh prej datës 7.11.2014, kam pezulluar ushtrimin e funksionit, por asnjëherë nuk kam dhënë dorëheqjen dhe nuk kam pranuar vendimet e padrejta që u ndërmorën ndaj meje", shkruan historiani Dervishi. 

kastriot dervishi

Postimi i Kastriot Dervishit:
"Të nderuar miq! Kam kënaqësinë t'ju njoftoj vendimin e sotëm të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila la në fuqi vendimin nr.1965, datë 15.4.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallë së Parë Tiranë, duke rrëzuar vendimet e padrejta dhe antiligjore të ndërmarra ndaj personit tim nga MPB, duke më rikthyer statusin e nëpunësit civil dhe funksionin e drejtorit të Arkivit të Sistemit të MPB-së. Qysh prej datës 7.11.2014, kam pezulluar ushtrimin e funksionit, por asnjëherë nuk kam dhënë dorëheqjen dhe nuk kam pranuar vendimet e padrejta që u ndërmorën ndaj meje".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

2024, një vit zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës

2024, një vit zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës