Fitues i Kupës së Shqipërisë 'Korça 2022', çiklisti Velia: Gara shumë e fortë, vija pas një problemi shëndetësor

Çiklisti i ekipit të Tiranës Olsian Velia është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë në garat e Korçës në datat 14-15 korrik. Në dy etapat e zhvilluara përveç të rriturve ose kadetëve siç thuhet ndryshe morën pjesë edhe ekipet e moshave, ndërsa për Velian ishte hera e tretë që ia dal të fitojë një etapë.

“Gara ishte shumë e fortë për shkak të rivalitet të madh pasi kishin ardhur ekipe nga Kosova, Shkodra dhe Fieri. Plus që unë vi nga një problem shëndetësor dhe nuk isha në formën time më të mirë,”-u shpreh Olsian Velia, çiklist.

Kjo garë u organizua nga federata shqiptare e çiklizmit në bashkpunim me komitetin olimpik kombëtar shqiptar.

“Kanë marrë pjesë rrth 50 çiklista. Aktiviteti filloi nga Paskupati i Pogradecit dhe u nda në dy grupe. Grupi i parë ishin U-23 dhe të rinjte dhe grupi tjetër me kadetët që u nisën 10 minuta më pas,"-deklaroi Skënder Anxhaku, president i federatës shqiptare të çiklizmit.

Kupa e Shqipërisë Korçë 2022 ka angazhuar autoritetet policore dhe ato vendore të juglindjes në garantimin e vazhdimësisë së saj.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lotus shpk: 16/07/2022 13:24

    BRAVO Tirana

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur