Fitues i Nobel dhe 'armik' i Izraelit: Dritëhijet e Jimmy Carter që vizitoi dhe Shqipërinë

Fitues i Nobel dhe 'armik' i Izraelit: Dritëhijet e Jimmy Carter që vizitoi dhe Shqipërinë

Jimmy Carter

Jimmy Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme në kohën e tij dhe një avokat i palodhur për shëndetin global dhe të drejtat e njeriut ndërroi jetë këtë të diel. Ai ishte 100 vjeç.

“Babai im ishte një hero, jo vetëm për mua, por për këdo që beson në paqen, të drejtat e njeriut dhe dashurinë altruiste”, – tha Chip Carter, djali i ish-presidentit, në një deklaratë.

Carter e ka vizituar për dy ditë Tiranën në shtatorin e vitit 1993 dhe në fokus të vizitës së tij ishte situata në Kosovë, e cila asokohe ishte pjesë e Jugosllavisë dhe konflikti në Bosnje Hercegovinë. Presidenti Carter takoi Sali Berishën, që mbante postin e Presidentit të Republikës dhe Aleksandër Meksin, si Kryeministër i Shqipërisë.

Një demokrat nga Xhorxhia, Carter ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA-ve. Ai shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë dhe u mund rëndë nga Ronald Reagan në 1981. Por Carter i kaloi dekadat më pas duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, përpjekje që i dhanë atij çmimin Nobel për paqe në 2002.

Carter kishte kaluar një sërë shtrimesh në spital edhe më parë. Familja e tij tha më 18 shkurt të vitit të kaluar se ai kishte zgjedhur të “kalonte kohën e mbetur në shtëpi”, në kujdesin e të dashurve. Vendimi kishte “mbështetjen e plotë të familjes së tij dhe ekipit të tij mjekësor”, – u tha në një deklaratë të familjes.

Gruaja e Carter, Rosalynn Carter, vdiq nëntorin e kaluar, dy ditë pas kalimit të saj në trajtim shtëpiak. Ish-zonja e parë ishte 96 vjeç. Ata u martuan në vitin 1946 dhe ish-presidenti mori pjesë në ceremoninë mortore duke udhëtuar nga shtëpia e çiftit në Plains, Georgia, në kishën Glenn Memorial në Atlanta.

Nipi më i madh i tyre, Jason Carter tha në një intervistë për mediat në qershor të këtij viti se ish-presidenti nuk ishte i vetëdijshëm çdo ditë, por “e përjetonte botën sa më mirë që mundej” pasi ditët e tij po mbaronin.

Carter mori detyrën në 1977 me sloganin “Jimmy kush?”, një guvernator me vetëm një mandat në Georgia dhe i krishterë i devotshëm. Mosnjohja e tij me Uashingtonin u pa si një virtyt pas viteve të luftës së Watergate dhe Vietnamit.

Megjithatë, shpresat për presidencën Carter u shuan nga kriza ekonomike dhe ajo e politikës së jashtme, duke filluar me papunësinë e lartë dhe inflacionin dyshifror dhe duke kulmuar në krizën e pengjeve në Iran dhe pushtimin sovjetik të Afganistanit. Një krizë e vazhdueshme energjetike bëri që çmimi i naftës të trefishohej nga viti 1978 në 1980-ën.

Sfida të tilla rrëzuan premtimet e tij. Në 1977, Carter i dha fund një traktati që u kishte shpëtuar paraardhësve të tij për të kthyer kontrollin e kanalit të Panamasë tek autoritetet lokale. Në vitin 1978, Carter mblodhi në Camp David kryeministrin izraelit të asaj kohe, Menachem Begin dhe presidentin egjiptian, Anwar Sadat, për një marrëveshje që do të prodhonte një paqe që vazhdon ende sot.

Përpjekjet e pafrytshme të Carter për të frenuar krizën ekonomike i bënë republikanët ta etiketonin atë si “Jimmy Hoover”, duke nënkuptuar presidentin e epokës së Depresionit. Por teksa Carter përgatitej të kandidonte për t’u rizgjedhur në vitin 1980 ndodhi kriza e pengjeve në Iran që rëndoi më së shumti mendjet e amerikanëve.

Spikeri televiziv Ted Koppel i kushtoi transmetimin e tij 5 ditë në javë gjendjes së vështirë të 52 amerikanëve që mbaheshin peng në Teheran. Një përpjekje e dështuar shpëtimi la 8 ushtarë amerikanë të vdekur dhe ushqeu dyshimet për mënyrën e udhëheqjes së Carter.
Reagan, një ish-guvernator i Kalifornisë fitoi në 44 shtete. Pengjet u liruan më 20 janar 1981, disa orë pasi Carter u largua nga detyra, duke nxitur spekulime se republikanët kishin bërë një marrëveshje me Iranin.

Në atë kohë, gjerësisht i papëlqyer, Carter vazhdoi të bëhej jo vetëm presidenti më jetëgjatë, por edhe të kishte një nga karrierat më të dalluara post-presidenciale. Atij iu dha çmimi Nobel për paqen për “dekada përpjekjesh të palodhura” për të drejtat e njeriut dhe paqebërjen. Puna e tij humanitare u krye në Qendrën Carter me bazë në Atlanta, të cilën ai e themeloi në fillim të viteve 1980, me Rosalynn.

Carter udhëtoi nëpër botë si emisar paqeje, vëzhgues i zgjedhjeve dhe avokat i shëndetit publik. Ai bëri vizita në Korenë e Veriut në vitin 1994 dhe Kubë në 2002.

Carter ishte një kritik i pushtimit të Irakut në vitin 2003, luftës me dronë, mbikëqyrjes të qeverisë pa autorizim dhe burgut në Gjirin e Guantanamos. Ai fitoi admirim dhe urrejtje për përfshirjen e tij në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme, duke kërkuar një zgjidhje me dy shtete në fjalime dhe libra, duke përfshirë edhe Palestinën me sloganin “Paqe, jo Aparteid”.

Ai u takua me Shimon Peresin, asokohe president i Izraelit, në një udhëtim në Jerusalem në vitin 2012, por udhëheqësit e lartë izraelitë në përgjithësi e shmangën Carterin pas botimit të librit. Deri në vitin 2015, kërkesat për të takuar kryeministrin dhe presidentin izraelit u refuzuan.

Carter luajti një rol qendror në promovimin e “Habitat for Humanity”, i cili siguron strehim për nevojtarët dhe ishte një pionier i energjisë alternative, duke instaluar panele diellore në Shtëpinë e Bardhë. (Reagan i hoqi më pas ato.)

Carter kishte 4 fëmijë dhe 11 nipër e mbesa, mes tyre James Carter IV, i vlerësuar për luajtjen e një roli të rëndësishëm në zgjedhjet e vitit 2012, kur iu afrua Mitt Romney.

James Earl Carter Jr u rrit në Plains, Georgia, një qytet me më pak se 1000 banorë dhe rreth 150 milje në jug të Atlantës. I diplomuar në Akademinë Detare të SHBA-së, ai u ngrit në gradën e togerit dhe punoi në programin e nëndetëseve bërthamore që sapo ishte krijuar.

Pas vdekjes së babait të tij në vitin 1953, ai filloi të kultivonte kikirikë. Ai u zgjodh në senatin e Georgia dhe më pas fitoi si guvernator në vitin 1970, duke bërë thirrje që shteti të lëvizte përtej ndarjes racore.

Përzierja e autoritetit moral dhe karizmës popullore të Carter-it prodhoi momente të dialogut jashtëzakonisht të sinqertë kombëtar. Në një fjalim të vitit 1979, ai foli spontanisht për gjysmë ore për një “krizë besimi”, “një kërcënim themelor për demokracinë amerikane, pothuajse i padukshëm në mënyra të zakonshme”. Amerikanët kishin rënë në një adhurim të “vetëkënaqjes dhe konsumit”, tha ai dhe “se grumbullimi i të mirave materiale nuk mund të mbushë boshllëkun e jetëve që nuk kanë besim apo qëllim”.

Fjalimi goditi tek popullata. Popullariteti i Carter u rrit me 11%. Por Reagan dhe të tjerët e konsideruan si një eksplorim vetëkënaqësie. James Fallows, një ish-shkrues i fjalimeve të Carter deklaroi në vitin 1979 se presidenti vuante nga paaftësia për të gjeneruar emocione tek ata që e dëgjonin, por “me siguri do t’i kalonte shumicën e udhëheqësve të tjerë në gjykimin e Zotit”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimëshe

Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimëshe