Fituesit e fundit në Universitet
nisin regjistrimet, afatet/ Listat

Fituesit e fundit në Universitet<br />nisin regjistrimet, afatet/ Listat
Publikohet lista e fundit e fituesve në Universitet. Ditën e djeshme ka publikuar fituesit, Infermieria, Mjekësia, Shkencat Sociale si dhe Shkencat e Natyrës. Gazeta sjell sot të plotë listën e fituesve në të gjitha degët e Shkencave të Natyrës ne UT, duke filluar nga Matematika, deri të Teknologjia e Informacionit.

Ndërkohë ditën e sotme kanë nisur regjistrimet për maturantët që janë shpallur fitues dhe që dëshirojnë të qëndrojnë përfundimisht tek ajo degë që kanë fituar.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, gjatë një deklarate për mediat ka deklaruar se Universiteti i Tiranës, i ka shpallur listat me renditjen e maturantëve, për të gjitha programet e studimit të tij.

Koni ka thënë se Psikologjia mbetet një program studimi shumë i kërkuar, ku ka 57 herë më shumë kërkesa se sa kuotat e dhëna. Gjithashtu rektori i Universitetit të Tiranës, ka bërë të ditur se lista e shpallur ditën e sotme, nuk është lista e fituesve, por është lista e renditjes së aplikantëve për raundin e parë.

“Maturantët duhet të jenë të vëmendshëm për të parë programin ku kanë aplikuar. Nëse kanë ankesa, në datën 29 dhe 30 mund të bëjnë ankimim”, tha Koni. Ai gjithashtu ka sqaruar se nëse një student nuk rezulton në numrat fitues në programin që ka pasur preferencë të parë, por në një tjetër, duhet të bëjë regjistrimin pasi në datën 12 shtator ka të drejtë që të ç’regjistrohet dhe të vazhdojë garën për degën që dëshiron. Për sa i përket regjistrimeve, Koni është shprehur se ato do të kryehen pranë sekretarive.


(Lista fituese në degën Biologji)


(Lista fituese në degën Bioteknologji)


(Lista fituese në degën Kimi)


(Lista fituese në degën Kimi Industriale dhe Mjedisore)


(Lista fituese në degën Kimi Ushqimore)


(Lista fituese në degën Matematikë)


(Lista fituese në degën Fizikë)


(Lista fituese në degën Informatikë)


(Lista fituese në degën Teknologji Informacioni dhe Komunikimi)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike