Fjala e Kryeministrit Rama në takimin me punonjës të administratës

Ju falënderoj që jeni këtu edhe pas orarit të punës. Dua t’ju them që në fillim që sa herë që mali me baltë kalon përmasat e veta të zakonshme, gjithmonë më shkon mendja tek njerëzit që shërbejnë në këtë shtet. E më kujtohet kur isha kryetar i bashkisë së Tiranës, takoja pas çdo përfundimi të vitit akademik rreth 40-50 studentët më të mirë të disa fushave që lidheshin me aktivitetin e bashkisë së Tiranës. I takoja sipas fakulteteve, por gjëja që më ka lënë më shumë përshtypje ishte se pavarësisht nga njëri-tjetri, pavarësisht nga viti, - eksperiencë që e bëra për disa vite rresht, - pyetjes: “A doni të punoni në shtet?” më të mirët, në shumicë i përgjigjeshin “Jo”. 
Kur kërkoja të dija arsyet, pjesa më e madhe e tyre nuk ngrinin si problem pagën, por reputacionin e shtetit. Që do të thotë se e kishin të vështirë që të punonin në shtet e të ndjeheshin pjesë e diçkaje që shikohet me sy të keq.
Kur e mendoj këtë, duke parë e dëgjuar gjithë atë baltë që hidhet përditë për njerëzit që punojnë në shtet, më shkon mendja tek ata, të cilët janë padiskutim shumica dërrmuese që jetojnë me punën e tyre dhe jo me korrupsion, jo me ryshfet dhe padiskutim edhe tek më të rinjtë që më së fundmi përfshihen në këtë punë përmes një konkursi, që ju këtu mund të dëshmoni që të gjithë, nuk është aspak i lehtë.
Ju jeni fitues bashkë me të tjerë që nuk janë këtu, të një procesi që është shprehje e një vullneti shumë të fortë për t’u ndarë nga e kaluara, në qasjen ndaj administratës, e cila historikisht pas rënies së komunizmit është parë si një kazermë për të strehuar ushtarët e partive politike, pa pretenduar prej tyre të bëjnë sukses në punën në administratë, por thjesht për t’i ofruar një rrogë, në këmbim të së cilës do të dalin nga kazerma sa herë që i thërret partia për fitore të reja.
Vendosja e këtij sistemi është një ndarje me thikë me këtë të kaluar, por është në të njëjtën kohë edhe një ndërmarrje jashtëzakonisht e vështirë. Nëse Shqipëria do ta kishte bërë këtë gjë 20 vite më parë, sot, ne do të kishim një administratë jo vetëm të qëndrueshme, por edhe të suksesshme në produktin e saj në zbatim të ligjeve dhe të vendimeve të qeverisë. Ende nuk e kemi.
Kemi një administratë që ka mbi supe një trashëgimi shumë të rëndë. Për shkak të kësaj trashëgimie, ka dhe një moral aspak të lartë në kryerjen e detyrave të veta. Kjo bën që burokracia që ne kemi ndërtuar, procesi burokratik që ne kemi ndërtuar përmes një legjislacioni shumë kaotik, të kthehet në një zinxhir në këmbët e qytetarëve që kërkojnë shërbime nga administrata jonë. Por kjo bën edhe që motivimi i brendshëm i administratës të jetë shumë i ulët.
Pas reputacionit të shtetit, arsyeja tjetër që më të mirët në atë kohë nxirrnin për të mos punuar në shtet ishte mungesa e besimit se mund të bësh karrierë në administratë, bazuar tek merita jote, që ishte praktikisht e papërfillshme.
Sot, ky sistem është një sistem që krijon mundësi për të bërë karrierë dhe ju të gjithë këtu jeni shprehja e parë e kësaj përpjekje që në administratë hyhet me meritë, përmes konkursit dhe brenda në administratë mund t’i ngjisësh shkallët po me meritë.
Sistemi është ndërtuar në mënyrë të tillë që i jep mundësi çdo punonjësi të administratës që të sprovohet për të provuar që meriton të ngjisë një shkallë, dy shkallë apo më shumë shkallë në bazë të meritës së tij.
Nuk diskutohet që në një vend si i yni, ku pranimi i rezultatit, edhe kur është e qartë që është vetëm ajo që meriton, pra, në një vend që edhe kur mundemi nga Spanja në futboll, jemi të prirur të themi që “u shit ndeshja”, “arbitri ishte i blerë”, etj., është shumë e vështirë që të ketë një pranueshmëri të lartë të rezultatit, kur vjen puna të mos marrësh konkursin në administratën publike.
Këtu midis jush jam i bindur që ka plot që kanë hyrë në administratë, por nuk kanë fituar për herë të parë. Unë kam takuar nëpunës të rinj, apo nëpunëse të reja që kanë fituar për herë të gjashtë apo të shtatë, pra, kanë humbur e humbur dhe kanë fituar falë një këmbënguljeje të madhe. 
Por ka një fakt që flet më shumë se çdo lloj fjale tjetër, që 25-30% e konkurseve të administratës publike sot dalin pa fitues. Nëse do të ishte një proces i paravendosur, nuk do kishte konkurse që s’do nxirrnin fitues. Nëse do ishte një proces ku mund të fitoje me mik, me parti, me ryshfet, s’do kishte kaq shumë konkurse pa fitues.
Janë afro 2 mijë vende të lira që janë shpallur në vijimësi dhe janë vetëm rreth 1 mijë ata që kanë mundur të hyjnë, sepse kemi parasysh që në këto 2 mijë janë dhe vendet për lëvizje paralele. 
Nga ana tjetër ka dhe një të dhënë shumë të rëndësishme që tregon se shumica e ka kuptuar që këto konkurse janë reale, pasi, nëse në të shkuarën numri mesatar i aplikantëve për një konkurs ishte 4 dhe faktikisht, 2 ose 3 i gjente ai që e kishte të fituar dhe u thoshte “futu edhe ti, që të fitoj unë”, ose delegoheshin nga autoritetet përkatëse që të bënin sikur konkurronin, ose falsifikoheshin procesverbalet sikur kishin marrë pjesë 4 veta, sot numri mesatar i aplikantëve është 13. 
I gjithë sistemi, - ju e keni kaluar gjithë rrugën e vështirë për të ardhur këtu ku keni ardhur sot, - është ndërtuar në mënyrë të tillë online, që është transparent dhe i verifikueshëm. Ashtu sikundër dhe provimet janë gjithnjë e më transparente, edhe pse procesi ka ende shumë punë për t’u konsoliduar përfundimisht e për t’u bërë pothuajse objektiv. Them “pothuajse”, sepse nuk mund të ketë një proces konkurrimi ku objektiviteti është 100%, por mund të ketë një proces konkurrimi ku objektiviteti është i garantuar.
Kjo do të thotë që duhet të mbërrijmë, - jam i bindur që do mbërrijmë, më herët se vonë, - në një proces që të jetë i gjithi i bazuar tek fshehtësia, në kuptimin e barazisë përpara provimit dhe tek marrja e përgjigjeve online, si në një provim të Maturës Shtetërore, apo si në një konkurs për të hyrë në Universitet, edhe pse, prapëseprapë, do të jetë e pamundur të shmanget plotësisht provimi me gojë, se është komponent i pazëvendësueshëm kur vjen fjala për një rekrutim të një punonjësi.
Ajo që vlen për t’u theksuar përsëri, është numri shumë i lartë i aplikimeve. Janë 52.100 aplikime që janë bërë. Kuptohet, nuk janë persona, por janë aplikime pasi edhe këtu ka persona që kanë aplikuar më shumë se njëherë për të ardhur pastaj në rezultatin përfundimtar. 
Ky numër nuk mund të imagjinohej deri 3 vjet përpara. Ashtu sikundër, deri 3 vjet përpara nuk mund të imagjinohej as skema e brendshme e sistemit, ku nëse një nëpunës merr nga 90-100 pikë ai automatikisht rekomandohet për ngritje në detyrë, dhe merr ngritje në detyrë. Nëse një tjetër merr 51-89 pikë, ai mban pozicionin që ka në procesin e brendshëm të administratës, e nëse një i tretë merr më pak se 50 pikë, atëherë atij i ofrohet një trajnim 3-mujor për të provuar që është i denjë që të qëndrojë në administratën publike. Nëse pas 3 muajsh ai përsëri merr më pak se 50 pikë duhet të largohet. Them “ai” sepse përgjithësisht janë të gjinisë mashkullore ata që janë më mbrapa. Nuk është rastësi këtu që shumica i përkasin gjinisë tjetër. 
Ajo që sot na mblodhi në fakt është dhe komunikimi i rritjes së pagave. Besoj që është momenti që me të gjithë ata, të cilët i shërbejnë këtij shteti drejtpërdrejtë, ne t’i ndajmë frytet e para të reformave. Rritja e pagave në këtë aspekt nuk është thjesht një rritje pagash e zakonshme, në një rrugë të zakonshme progresi të vazhdueshëm, por është edhe një shpërblim i merituar për të gjithë mbështetjen, që në radhë të parë njerëzit që punojnë i kanë dhënë reformave. Jo thjesht sepse punojnë në shtet, por sepse kanë një familje ku është kontribuar për reformat, që nga pranimi i faktit, sa të thjeshtë, aq edhe të hidhur në një kuptim që energjia duhet paguar, gjë që ka sjellë mbi 340 mijë kontrata të reja të konsumatorëve, me pranimin edhe të borxhit, deri tek fakti që në një proces shtetbërjeje shumëçka që ishte më e lehtë në dëm të të përgjithshmes dhe të gjeneratës tjetër, bëhet më e vështirë për një periudhë të caktuar kohë.
Për këtë arsye, ne kemi vendosur që të spostojmë nga buxheti i shtetit, në buxhetin e familjeve 100 milionë dollarë për të rritur rroga e pensione. Që t’ju jap një ide se çfarë janë 100 milion dollarë në këtë kontekst po ju them që gjatë 8 viteve të qeverisjes së kaluar për gjithë volumin e rritjes së pagave e pensioneve u spostuan nga buxheti i shteti tek buxhetet individuale apo familjare, për rroga e pensione 124 milionë dollarë. Në një vit, ne spostojmë 100 milionë dollarë. Sigurisht, dikush mund të thotë dakord, por është hera e parë që rriten rrogat në 4 vjet. 
Varet sesi e shikojmë. 
Është hera e parë që bëhet një rritje nominale e rrogave dhe pensioneve, por nuk është hera e parë që lihen më shumë para në xhep për ju, duke hequr më shumë para nga buxheti i shtetit. Sepse ne e filluam mandatin duke ulur taksat. 
Dhe jam i mahnitur se kujt ja tregojnë përrallën që në Shqipëri janë rritur taksa. Ju jeni dëshmitarë. Në mos ju që keni hyrë në këtë punë më pas dhe nuk e keni pasur tehun e sheshtë të shpatës së taksës 10%, të tjerët që e kanë pasur e dinë fare mirë se nga heqja e taksës së sheshtë  dhe vendosja e taksimit të ndershëm, që  kush merr më pak, paguan më pak taksë, kanë çuar më shumë para në shtëpi, edhe pse rroga ka qenë po ajo.
Dhe e dini sa? 
Vetëm punonjësit buxhetorë, pra, administratë publike dhe pjesa tjetër e administratës shtetërore, 140 milionë dollarë. Dhe jo buxhetorët, që nga kamarierët deri tek gjithë struktura e pagave në privat nën 1 milionë, 300 milionë dollarë. Që bëjnë 440, plus 100 bëjnë 540 milionë dollarë. 
Krahasoni 124 milionë në 8 vjet me 540 milionë në 4 vjet. Të cilat janë para që përndryshe shteti do t’i kishte marrë vetë dhe do bënte punë të tjera.  Por ne kemi bërë një zgjedhje shumë të qartë, që në rrugën e reformave dhe në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm të mos lëmë për të fundit fuqinë blerëse të njerëzve që jetojnë me punë të ndershme.
Patjetër që me ato 540 milionë dollarë mund të kishim bërë shumë më tepër rrugë, shumë më tepër shkolla, kopshte, por, nëse do t’i kishim lënë njerëzit me lakun e taksës së sheshtë në fyt, do kishim zeruar kapacitetet e fuqisë së tyre blerëse, pra, do t’i kishim varfëruar. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur. 
Po ju jap një shembull. Ne kemi pagën më të ulët në shtet, sot, për gjithë shërbimet mbështetëse, 220 mijë lekë të vjetra. Me këtë paketë e çojmë pagën më të ulët në shtet në 375 mijë lekë të vjetra. A është mjaft? Nuk është mjaft. Por a është shumë më tepër, për njerëz të cilët rropaten për të krijuar kushtet higjienike, logjistike të punës në administratë prej nuk mbahet mend qëkur, me 220 mijë lekë të vjetra? 
Me të njëjtin princip, duke filluar nga poshtë rritjen, ne kemi një piramidë pagash në administratë tërësisht të re. Nëse një specialist i kategorisë së tretë, nëse nuk gabohem në terma, e ka pagën aktuale 355 mijë lekë, rritja shkon në 379 mijë lekë (të vjetra). E kështu, në mënyrë progresive kemi një rritje, e cila kur vijmë tek paga bruto bëhet 589 mijë lekë. 
Natyrisht që prapë nuk është shumë. Prapë nuk është mjaft. Por nuk diskutohet që është shumë më tepër seç është. Domethënë, duke filluar nga 1 marsi i vitit të ardhshëm,  të gjithë ju do keni një pagë më të mirë. Mesatarja është 7%, por për pagën më të ulët është 36% dhe shkon duke u shkallëzuar, për të ardhur deri tek unë që nuk marr asnjë qindarkë më shumë rritje. As ministri i Financave, as deputetët. Ne që marrim më shumë, nuk fitojmë asgjë, se kështu duhet të jetë nga kjo rritje. Ju që merrni më pak, do fitoni më shumë dhe ky është princip. 
Unë besoj shumë tek kjo që po bëjmë, edhe pse jam i bindur që për të pasur administratën që meriton të ketë Shqipëria dhe që  duhet të ketë një vend anëtar i Bashkimit Europian, rruga është shumë e gjatë. Ky është vetëm guri i parë i themelit, por për të ndërtuar një shtëpi solide të shtetit, do të na duhen disa vite më shumë. Disa vite më shumë ku motivimi i brendshëm do të përcaktojë dhe ritmin se sa do jenë këto vite. E në funksion të motivimit të brendshëm është edhe rritja e pagave, është edhe vigjilimi i kujdesshëm që sistemi i brendshëm i meritës  të jetë i garantuar, është edhe stimulimi i atyre që  performojnë më mirë dhe që brenda sistemit kanë mundësi të pretendojnë për të ngjitur më shumë  shkallë, duke u testuar e duke marrë më shumë pikë. 
Të gjithë atyre që mund të mendojnë se kur ne flasim, kur unë flas për arritje, kujtojmë apo kujtoj se për çfarë kemi bërë, njerëzit duhet të çohen të gjithë në këmbë e duhet të na brohorasin, ju them vetëm kaq, e kundërta është e vërtetë. Sa më shumë arritje ne shohim në harkun e kaq pak kohe, krahasuar me gjithë atë kohë tjetër që kaloi në një rrënim të vazhdueshëm, aq më shumë kuptojmë e kuptoj se ajo që  mbetet për t’u bërë e që patjetër është e bëshme, është shumë më tepër. 
Nëse më kërkoni t’ju them një sektor ku është bërë progres, unë mund t’ju them që nuk ka sektor ku nuk është bërë progres. Por, nëse më pyesni se në cilin sektor progresi është i mjaftueshëm, unë them në asnjë! Sepse po të matemi me ku u nisëm, mund të flemë të qetë. Por po të matemi me ku duhet të shkojmë, nuk mund të na zënë gjumi asnjë sekondë. 
Po të matemi me pikën e hallit ku morëm detyrën, në kushtet kur kërcënohej stabiliteti i financave publike deri në pikën që mund të mos kishim para për  të paguar rrogat dhe pensionet e nëntor-dhjetorit 2013-të, ne që sot mund të japim dhe 100 milionë dollarë më shumë për rroga dhe pensione pa rritur borxhin, mund të flemë të qetë. Por po të matemi me ku duam ne e ku ka nevojë administrata, ku ka nevojë shteti e ku ka nevojë shoqëria që të jemi, jo se duam ne, por sepse kjo është nevoja, nuk mund të na zërë gjumi asnjë minutë. Ato që kemi bërë na vlejnë vetëm për çfarë thashë, për të kuptuar se sa shumë gjëra mund të ishin bërë në  20 e ca vite dhe sa shumë gjëra mund të bëjmë, nëse nuk ndalojmë asnjë sekondë me reformat, nëse e marrim në sy të vërtetën se reformat kanë kosto, kanë dhimbje, kërkojnë durim e kohë të madhe dhe mund të mos shpërblejnë, ashtu siç mund ta meritosh kur vjen puna në zgjedhje, atëherë jemi në rrugën e duhur. 
Unë dua t’i falënderoj me respekt, të gjithë ata ndër ju që nuk kanë fituar konkursin për herë të parë, të gjithë ata ndër ju që kanë humbur e janë rikthyer në konkurs, jo njëherë, por edhe gjashtë e shtatë herë Dhe e dini pse? Sepse janë shprehja më kuptimplotë e një të vërtete që nuk do ta pranojë pothuajse askush që ka një zë apo një penë për t’u shprehur në publik sot, që Shqipëria nuk është e mbushur me njerëz të dëshpëruar, që Shqipëria nuk është e mbushur me njerëz që nuk kanë besim te asgjë. Përkundrazi! Shqipëria ka një shumicë dërrmuese të heshtur, e cila lufton, sepse beson dhe fiton, sepse lufton. 
E pjesë e asaj shumice të heshtur janë gjithë ata ndër ju, të cilëve u referova. Nuk kam gjë kundra me ata që kanë fituar për herë të parë, - të kuptohemi, - bravo ju qoftë! Por fakti që të tjerë kanë fituar më pas, tregon që kush ka fituar për herë të parë duhet të kuptojë se ka bërë një gjë të madhe, nuk ka fituar një gjë të lehtë dhe bravo i qoftë! 
Me bindjen e plotë që ju jeni një nga ato pjesë të kësaj shoqërie që meritoni shumë më tepër, patjetër, por edhe i bindur që kemi mirëkuptimin tuaj, kur themi që kjo është një rritje e konsiderueshme në kushtet ku jemi, ju uroj çdo të mirë, ju uroj që të vazhdoni me këtë vendosmëri, ku dhe ne patëm kontributin tonë që jua forcuam vendosmërinë, kur i binit me kokë derës për të hyrë e për të  fituar konkursin dhe shpeshherë, dera ishte më e fortë se koka. 
Shumë faleminderit të gjithëve!​
:

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?

×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)