Kam nderin dhe privilegjin t’ju drejtohem sot nga kjo foltore e nderit, nga kjo foltore e Kavajës heroike. Sepse ngjarja që po kremtojmë është nga ato që kanë shënuar me gërma të përflakura udhëtimin e ri të popullit shqiptar drejt lirisë njëzet e pesë vjet më parë.
Shpërthimi i parë i shpirtrave të bashkuar kundër tiranisë ndodhi këtu në Kavajë. Demostrata e parë antikomuniste u zhvillua këtu. Përballja dhe përleshja e parë sy për sy e dhëmb për dhëmb me policinë dhe sigurimin famëkeq të shtetit ndodhën këtu në Kavajë. Preludi i kryengritjes demokratike studentore dhe popullore të dhjetorit 1990 që ndryshoi historinë e vendit, nisi këtu në Kavajë. Rrebelimi antikomunist shqiptar foli për për herë të parë këtu me zërin e fuqishëm të bashkimit qytetar kavajas. Kjo miqtë e mi, është ngjarja e madhe që na bashkon dhe sot. E bëtë ju kavajasit, por i përket gjithë vendit; është medalja juaj e çmuar, por që ndrin në historinë tonë të re si dëshmi autentike e trimërisë qytetare kavajase.
Me mijëra gishta të ngritur lart në shenjën e fitores, me mijëra gishta të ngritur lart si sonte këtu në këtë shesh, evokojnë momentin kur rinia e Kavajës shpalli ndarjen me çdo çmim nga robëria, bashkimin me çdo çmim me lirinë, ndarjen përgjithmonë nga izolimi dhe bashkimin përgjithmonë me hapjen.
Kavaja me dy gishtat e fitores është monumenti i parë në altarin e lirisë kombëtare shqiptare. Ndaj është sot momenti të kujtojmë me nderim, përulje dhe mirënjohje të gjithë ata që u ngritën kur vendi lëngonte nën thundrën e hekurt të diktaturës.
Nderim dhe mirënjohje të pakufishme e rinisë kavajase të asaj kohe, që ishte shpirti, fuqia dhe vendosmëria për të mos u ndalur para asnjë sakrifice. Nderim dhe respekt të përjetshëm atyre që përjetuan torturat më çnjerëzore, por nuk u thyen, nuk u mposhtën. Nderim dhe respekt të përjetshëm pishtarëve kavajas të demokracisë pa përjashtim, në mënyrë të veçantë dëshmorit të parë të demokracisë, djalit të Kavajës Josif Budo që dha jetën në valën e dytë të demonstratave tre muaj me vonë.
Vëllezër dhe motra. Kryengritja antikomuniste njëzet e pesë vjet më parë e Kavajës solidare dhe të bashkuar nuk është thjesht një rrëfim i bukur për bijtë, për bijat, për brezat e ardhshëm. Eshtë një histori e gjallë që udhëton në kohë me mesazhet e saj aktuale. Mesazhi i parë. Mesazhi është papajtueshmëria e qytetarëve me të keqen.
Mesazhi është bashkimi i qytetarëve kundër së keqes.Mesazhi është përballja e qytetarëve me të keqen. Mesazhi është zgjimi i rinisë, dalja në ballë e rinisë. Rinia është ajo që hap rrugën e re, shtigjet e reja, horizontet e reja. Asnjë kauzë demokratike dhe asnjë synim me vlera kombëtare nuk ka shkuar e nuk mund të çohet përpara pa pjesmarrjen e zgjuar të rinisë. Mesazhi është tik-taku i kohës për një rend të ri, për një ofertë të re, për një qeverisje dhe demokraci të re, në shërbim të qytetarëve, në krah të familjeve, një qeverisje që ndihmon dhe që nuk sundon. Siç lindi pranvera e shpresës 25 vjet më parë, sërish po vjen agu i ofertës së re, këtu në Kavajë e kudo në Shqipëri, me më të mirët e bijve dhe bijave tona.
E keqja e madhe që ka mbërthyer Shqipërinë e ka emrin mashtrim, varfëri, papunësi, pasiguri, rritje çmimesh dhe rënie të ardhurash. E keqja e ka emrin arrogancë, braktisje, papërgjegjshmëri ekstreme deri në pashpirtësi, krim dhe korrupsion i nivelit të lartë, mungesë shprese dhe perspektive. Ky është produkti evident i qeverisë së dështuar Rama-Meta.
Këto nuk janë fjalë, këto nuk janë parrulla. Janë jeta juaj e përditshme, janë dhimbja që prekim çdo ditë me ju dhe mes jush, është kalvari i mundimeve 24 orë më 24, në të cilat kalojnë pjesa më e madhe e qytetarëve dhe familjeve në Shqipëri sot.
Por ka një kryefjalë që shpreh më mirë dhe më saktë se të tjerat të keqen që ka zënë për gryke prej më shumë se një viti Shqipërinë dhe shqiptarët. Eshtë kriminalizimi i pashembullt, deri në palcë dhe deri në majë i qeverisjes. Është krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim. Është krimi i kërkuar me qiri në botën e errët të trafiqeve, mafias, fallsifikimeve, poshtërsive e mizorive, nga Edi Rama dhe Ilir Meta për ta sjellë në krye të punëve, në krye të bashkive, në poste të larta drejtuese, e deri në Parlament.
Shqiptarët të mëdhenj e të vegjël, të djathtë e të majtë kanë parë sesi Rama dhe Meta e grisën kontratën me zgjedhësit, ju vunë shkelmin premtimeve elektorale, dhe rritën çmimin e energjisë elektrike dhe karburantit që kishin premtuar ta ulnin. Rritën taksat që kishin premtuar t’i ulnin, shtrenjtuan shendetësinë që e kishin premtuar falas, nuk hapën asnjë vend të ri pune por e zhytën ekonominë në krizë dhe flakën e po flakin mijëra vetë në mes të katër rrugëve.
Grisën kontratën me zgjedhësit dhe lidhën kontratën me krimin e organizuar. I hapën krahun me temena vërshimit të vrullshëm të individëve me rekorde kriminale në zyrat dhe punët e shtetit. E gjithë kjo për të dhunuar zgjedhjet, për të vjedhur e blerë vota me paratë e pista të krimit të organizuar, për të shpërblyer kriminelët, për t’i ndërsyer kundër opozitës dhe mediave të lira, për të ndarë me ta paratë e pista të korrupsionit dhe krimeve të reja, duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.
Kjo gjëmë e gjëmave, ky turp kombëtar i padëgjuar më parë, është shkaku madhor, është nëna e gjithë të këqijave që përjetojnë sot qytetarët pa dallim. Ju e shihni teatrin kriminal të klaneve mafioze që kemi në krye të vendit. E patë edhe mbrëmë, e patë edhe sot. Kërcënime, shantazhe, metoda të sigurimit të shtetit, për të mbuluar të vërtetën. Pas ndarjes, pas prishjes për hesape e pazare të, banda më e fuqishme për momentin dominon mbi bandat e tjera.
Ku janë qytetarët, ku jeni ju me hallet e shqetësimet që keni? Askund. Ju nuk hyni në llogaritë e qeverisë. Nuk kanë si të jenë qytetarët meraku i tyre, se në krye është hesapi i dyshes Rama-Meta. Hesap i mbyllur, që nis e mbaron me pazaret e tyre personale, për të mbajtur privilegjet, për të mbajtur pushtetin, tashmë të damkosur e të përlyer në sytë e shumicës së shqiptarve.
Vëllezër dhe motra. Për nga vetë natyra e saj, e keqja nuk i ndan njerëzit në të djathtë e në të majtë. E keqja i fut të gjithë në një thes, i godet të gjithë pa përjashtim dhe favorizon vetëm një grusht oligarkësh në krye të pushtetit dhe klientelën e tyre.
Ju kavajasit e njihni shumë mirë këtë aksiomë. Prandaj u ngritët si një trup i vetëm njezet e pesë vite më parë. Ndaj jemi ngritur e po ngrihemi përsëri, sikurse gjithë qytetarët e lirë në të katër anët e vendit, për të refuzuar, ndaluar dhe flakur njëherë e përgjithmonë nga jeta jonë sundimin e krimit, zgjedhën e krimit, krimin në drejtim, në qeverisje, në ligjvënie e kudo. Për ti kërkuar me një zë të bashkuar Ilir Metës të ikë nga karrigja numër 2 e shtetit e të vihet në dispozicion të drejtësisë. Për ti kërkuar Ramës të ndalë pazaret e pista me krimin që i vazhdon sot e gjithë ditën.
Nuk mund të pranojnë kavajasit, as rrogozhinasit, as durrsakët, as shijakasit, as tiranasit, as elbasanllinjtë, as gjithë shqiptarët, 25 vite pasi përmbysën një regjim kriminal, ta kenë sot jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre në duart e një regjimi po aq kriminal. Ndaj Meta ik, Rama ik.
Ne i kemi denoncuar publikisht, me prova dhe me fakte, drejtuesit e pushtetit këtu në Kavajë. Ata përfaqësojnë vetëm botën e errët nga vijnë. Asgjë të përbashkët nuk kanë me ju, Roshi dhe skuta e tij asgjë të përbashkët nuk kanë, as me demokratët as me socialistët e ndershëm, me asnjë kavajas apo kavajase të ndershme.
Por vëllezërit e tyre binjakë në punë të pisëta, janë kudo në Shqipëri, në çdo zyrë deri në parlament. Marrin vendime për ne, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ne do t’i nxjerrim nga Kuvendi dhe nga zyrat e shtetit me hir apo me pahir. Do t’i nxjerrim personat me rekorde kriminale që janë sjellë aty nga Edi Rama dhe Ilir Meta. Misioni ynë pa kthim për dekriminalizimin, jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, përbashkon sot shqiptarët, pavarësisht prej bindjeve politike, dhe ka sot mbështetjen e plotë të partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.
Edi Rama e di mirë, siç e di çdo shqiptar, se është ai që i ka kërkuar dhe i ka gjetur me dorën e tij personat me rekorde të krimit të organizuar. Është ai që i ka sjellë, promovuar dhe emëruar në institucionet e shtetit dhe në organet e zgjedhura, pa asnjë ditë karrierë në Partinë Socialiste. Është ai që i hedh dhe i ndërsen kundër opozitës, kundër medias, kundër mendimit ndryshe. Kjo është vepra e zezë e Edi Ramës që nuk e lan ujët e detit. Ndaj e gënjen mendja nëse fërkon duart e mendon se ja hodhi paq shqiptarëve.
Dyshja Rama-Meta dhe shërbëtorët e tyre në ndërmarrjen e krimit në qeverisje do të jenë subjekt i një dekriminalizimi edhe më të madh se ai që po bëjmë me ligj. Do të jenë subjekt i dekriminalizimit nga vullneti i qytetarëve, nga protestat e qytetarëve, nga vota e qytetarëve.
Do të nisë dhe po nis nga Kavaja.
Nga Kavaja nisi rrëzimi i regjimit gjakatar të Enver Hoxhës 25 vite më parë. Nga Kavaja nis sot dekriminalizimi pa kthim i politikës shqiptare dhe do të shtrihet në gjithë vendin. Jo në bashki, jo në drejtim, jo në parlament por para drejtësisë trafikantët, kriminelët, gangsterët, banditët dhe miqtë e tyre politikanë.
Qytetarët do të ndëshkojnë me votë mashtrimin, braktisjen, arrogancën, mjerimin, papunësinë, mungesën e shpresës ku i ka kredhur Edi Rama dhe Ilir Meta. Ndaj vëllezër dhe motra, Vota e 21 qershorit është përgjigja e vërtetë e popullit të tradhëtuar që do të kthejë mbrapsht mashtruesit dhe skotën e tyre të krimit. Unë e di që ju mezi e prisni.
Populli i Kavajës mezi e pret. Dhe ora e votës po vjen, ora e drejtësisë po vjen. Kavaja është e para. Kavaja ka qenë fitorja dhe është fitorja. Ka qenë liria, është liria. Zoti e bekoftë Kavajën, Zoti e bekoftë Shqipërinë.
/Shqiptarja.com