TIRANE- Kam kënaqësinë të komunikoj me publikun, përmes kësaj konference, për një vendim të rëndësishëm që mori qeveria në mbledhjen e sotme. Gjatë muajve korrik dhe gusht, qeveria ka negociuar një paketë të rëndësishme mbështetjeje financiare nga Banka Botërore për rimëkëmbjen e sektorit energjetik.
Pjesë përbërëse e kësaj pakete janë 150 milion dollar, të cilat do të pasohen edhe nga financime të tjera, nga institucione të tjera financiare ndërkombëtare, që kanë treguar gatishmëri për të kontribuar në rimëkëmbjen e sektorit energjetik.
Opinioni publik, e di tashmë që sektori energjetik ka qenë totalisht i shkatërruar, i gjetur në falimentim total për shkak të dështimeve të shumta në vitet e shkuara. Një situatë e rëndë, për shkak të një privatizimi të dështuar të shpërndarjes, dështimit të modelit të tregut, problemeve në sistemin e pagesave, arkëtimeve të ulëta dhe abuzimeve të ndryshme politike që janë bërë me sistemin. Gjendja financiare e sistemit ka qenë e vështirë, vazhdon të mbetet e vështirë, dhe reforma në energji mbetet një nga çështjet kritike, që qeveria po e adreson dhe do ta adresojë ashtu siç duhet.
Mbështetja e Bankës Botërore me këtë paketë financiare, tregon besim në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Reformat, realisht sapo po fillojnë, për shkak se ne trashëguam një situatë të paqartë juridike me sistemin e shpërndarjes. Zgjidhja e mosmarrëveshjes me kompaninë CEZ a.s, dhënia e statusit të qartë juridik dhe marrja nën kontroll nga ana e shtetit të aseteve të shpërndarjes, bën të mundur tashmë hapjen e mundësisë për investime në këtë sektor. Pa mbylljen e këtij ngërçi juridik, sistemi do të vazhdonte të rrinte në kolaps, gjendja e rregullatorit do të vazhdonte të ishte kështu dhe situata do të ishte edhe më kritike.
Mbështetja e institucioneve financiare dhe në rastin konkret, mbështetja me anë të kësaj pakete financiare nga Banka Botërore, tregon se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur. Ka akoma vështirësi, por janë disa rezultate të cilat janë shumë konkrete, mjaftojnë dy-tre shifra që janë indikative dhe që tregojnë për progresin e bërë nga ana e qeverisë shqiptare. Po përmend faktin se kemi 45 milion dollarë më shumë arkëtime në këtë periudhë, një ulje të humbjeve me mbi 7% nga viti i kaluar dhe kjo tregon një progres të qartë. Përkthyer në para, 7% janë mbi 40 milion dollarë, dhe nuk duhet harruar se ishim në kushtet kur kompania nuk ishte marrë plotësisht në kontroll nga shteti dhe nuk është kryer asnjë investim.
Pikërisht, kombinimi i masave të forta rregullatore, ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike, i cili do të paraqitet shumë shpejt në Parlament, dhe të gjitha masat e tjera për ndryshimin e modelit të tregut, do të hapin rrugën e duhur për reformat në sektorin e energjisë elektrike. Një gjë duhet të kuptojmë dhe duhet të jemi të qartë me publikun, reforma në energji është gjithmonë e vështirë. Është e vështirë për çdo qeveri të botës. Energjia është një nga problemet më kritike për të gjitha shtetet, qofshin ato evropiane apo në kontinente të tjera. Është kritike, sepse është një reformë që produktet i jep pas disa vitesh.
Që pas vitit 1990, sistemi elektroenergjetik shqiptar ka funksionuar me humbje në vazhdimësi, duke krijuar hendeqe financiare. U përkeqësua shumë gjatë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, për shkak të keqmenaxhimit total të sektorit dhe dëmeve që i janë bërë edhe aseteve publike. Siç ka qenë përshembull shitja e hidrocentraleve, të cilat kanë ndikuar direkt në rritjen e kostos së energjisë. Pse? Sepse ju dhanë privatëve asete shumë të nevojshme që i ka pasur KESH-i, duke bërë që të thellohet kriza në sistem. Megjithatë, këto reforma janë të domosdoshme dhe frytet e tyre do t’i japin për disa vjet. Është e rëndësishme të kuptohet, se qeveria shqiptare është e angazhuar, që vit për vit të ketë progres të dukshëm dhe siç ka qenë kjo vlerë e vitit të fundit, e shtuar nga pikëpamja financiare dhe reduktim të humbjeve, kjo do të vazhdojë me këtë ritëm. Shpresojmë, që në fund të këtij mandati qeverisës, sistemi të fillojë të kthehet likuid dhe të ecë me këmbët e veta.
Projekti përfshin kryesisht investime në sektorin e shpërndarjes, përmirësim të sistemit të matjes, përmirësim i menaxhimit, si edhe investime të nevojshme aq të munguara në infrastrukturën energjetike, sidomos në asetet e shpërndarjes. Kjo, në mënyrë që të përmirësohet furnizimi me energji elektrike dhe njëkohësisht të reduktojmë humbjet.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com