Të nderuar deputetë,
Kam kënaqësinë edhe unë të prezantoj buxhetin e këtij viti. Ky buxhet mbështet politikat që ndjek Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Kuptohet ministria jonë nuk është ndonjë ministri që ka një buxhet të stërmadh përsa i përket investimeve apo shpenzimeve të tjera operative. Është kryesisht një ministri e cila ka rol rregullator, mbikëqyrës, nxitës, për industritë e ndryshme të fushës së energjetikës, minerare, apo industritë e tjera të përpunimit të naftës, përfshirë edhe naftën që kryesisht bëhen nga shoqëri, nga korporata, qofshin këto private, qofshin këto edhe me kapital shtetëror, por që realisht nuk janë pjesë e buxhetit të shtetit dhe nuk reflektohen në këtë buxhet që shikoni ju këtu. Por kuptohet buxheti është i rëndësishëm për të mbështetur politikat që fokusohen tek objektivat që i kemi vënë vetes. Në fakt në këtë buxhet mendojmë që mbështetja është e plotë për të arritur ato objektiva që i kemi vënë vetes si qeveri dhe që materializohen nga programi i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
Po e filloj të parën me mbështetjen për reformën në sektorin energjetik. Ju e dini që tashmë Qeveria Shqiptare ka filluar një reformë të thellë nësektorin energjetik, reformë që ka të bëjë edhe me kulturën e zbatimit të ligjit tek njëelement i rëndësishëm që vazhdimisht nëShqipëri ka dështuar, siçështëneglizhenca, mospagesa, vjedhja e vazhdueshme e energjisë elektrike, gjë që ka bërë që sektori energjetik në vite të jetë sektori më i sëmurë i ekonomisë shqiptare. Sektor që ka potenciale të mëdha, por fatkeqësisht ka pasur një degradim total, sidomos në vitet 2012-2013.
Rezultatet e vitit të kaluar kanë qenë shumë të mira, përsa i përket edhe shtimit të likuiditetit, por sidomos reformat e thella strukturoreqë përfshin ligjin e ri për energjinë, i cili do të vijë shumë shpejt edhe në kuvend, besoj jemi në fazën e fundit në konsultimet me grupet e interesit dhe muajin tjetër do të vijë në Kuvend. Përmbledh zbatimin e projektit më të madh që ka përfituar ndonjëherëShqipëria për sektorin elektroenergjetik, qëështë projekt i Bankës Botërore, një vlerë prej 150 milion dollarësh, e shoqëruar kjo edhe me një program me donatorë të tjerë, me institucione të tjera ndërkombëtare, duke synuar që deri në vitin 2020, ne të investojmë në sektorin elektroenergjetik mbi 420 milion dollarë, që do të jetë investimi më i madh qëështë bërë ndonjëherë në këtë sektor.
Nga ana tjetër, reforma do të përfshijë rishikimin e të gjithë modelit të tregut të energjisë elektrike. Do ti japë përgjigje edhe shumë pyetjeve që kanë pasur investitorët privatë të energjisë, madhe dje kemi zhvilluar një takim shumë konstruktiv ku kanë marrë pjesë bankat, prodhuesit privatë të energjisë elektrike, Ministria dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, për ti dhënë zgjidhje edhe problemit të akumuluar tashmë me mospagesat e energjisë të furnizuar, por njëkohësisht edhe për të gjetur një skemë të qëndrueshme, afatgjatë, për të gjithë këto kontrata. Pasi mënyra si janë dhënë, mosplanifikimi në kohë, mosreflektimi në tarifa ka krijuar një hendek të madh financiar, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në të gjithë sektorin energjetik.
Realisht ku buxhet i mbështet këto politika, do të thotë që janë parashikuar fondet e nevojshme për hartimin e këtyre politikave, për sektorin e menaxhimit të projekteve, që lidhet me Bankën Botërore në Ministri, pra njësia e menaxhimit të projekteve. Ka llogaritur mbështetje financiare edhe të projekteve të rëndësishme koncesionare, siçështë projekti i Devollit, ku qeveria e kaluar ka pasur një detyrë për të bërë infrastrukturën zëvendësuese dhe ka dështuar me vite për këtë. Kemi negociuar me kompaninë ‘Devolli Hidropoëer’ dhe me një mbështetje nga Buxheti i Shtetit, që infrastruktura zëvendësuese të zëvendësohet në kohë, të kryhet nga investitori privat dhe të rimbursohet një pjesë nga Buxheti i Shtetit. Kjo do të bëjë të mundur që kjo vepër të fillojë të funksionojë në vitin 2016 pjesa e Banjës dhe më vonë pjesa tjetër e kaskadës dhe deri në vitin 2018 që mendohet të përfundojë kjo vepër. Kjo do të shtojë prodhimin e energjisë elektrike nëShqipëri me 20-25%. Ka një tëmirë sepse është koncesionar i cili nuk bazohet tek kontrata tëgarantuara tëblerjes së energjisë elektrike, siç janë të tjerët, do të thotë nuk ka asnjë barrë për operatorët publikë për blerjen e energjisë. Përkundrazi e kthen Shqipërinë në një qendër të mirë prodhuese të energjisë elektrike. Ky buxhet e mbështet pjesën e politikave, thashë edhe për pjesën studimore, përsa i përket AKBN-së, edhe për monitorimin e koncesioneve, sepse vit për vit ne parashikojmë një fond për monitorimin e koncesioneve, zbatimit të kontratave koncesionare, si dhe për vlerësimin e projekteve të ndryshme koncesionare të cilat vijnë në Ministrinë e Energjisë dhe të cilët presin rrugën për miratim, duke vazhduar të gjitha hapat e mëtejshme në mënyrë transparente dhe në përputhje me vetë ligjin.
Gjithashtu parashikojmë një ulje të shpenzimeve operative për shkak edhe të mbylljes së konfliktit që kishim me shoqërinë CEZ, pra me çekët, pasi vit për vit në Buxhetin e Shtetit, parashikoheshin miliona, të cilat do të ishin të dedikuara për zgjidhjen e konfliktit nëpërmjet arbitrazhit, ku Shqipëria ishte hedhur nga ana e palës çeke dhe akoma ne nuk kishim paraqitur një kundërpadi tonën. Shpenzimet që mund të llogariteshin për këtëçështje mund të shkonin mbi 10-12 milion euro, pa përfshirë ekspertizat e tjera që mund të dilnin për asistencën e nevojshme përsa i përket vlerësimeve. Kështu që realisht këto shpenzime nuk janë më, po të shikoni, në buxhetin e Ministrisë, po ta krahasoni me vitin 2014 edhe për këtë arsye.
Kjo ishte përsa i përket sektorit elektroenergjetik qëështë sektori, nuk dua ta përsëris më, por tashmë e dinë të gjithë, një nga sektorët që ka qenë në një krizë totale, në akumulimin më të madh të borxheve, mbi 1.1 miliard, por që realisht ka filluar një kthesë. Shpresojmë që vitin tjetër hendeku financiar në sektorin energjetik, duke përfshirë kulturë më të mirë të pagesës, vazhdimin e këtij operacioni, që nuk do ta quaja një operacion të përkohshëm, por do ta quaja një fushatë të vazhdueshme për imponimin e ligjit, të zvogëlohet.Qytetarët në shumicën e tyre e mbështesin këtë veprimtari dhe të dhënat e para janë shumë premtuese.
Kryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Eduard Shalsi:Do të ishte me shumë interes z. Ministër, të dinim ecurinë e aksionit këto tre javët e para, pasi nuk mund ta fsheh ka pasur shumë skepticizëm në lidhje me suksesin e një sipërmarrje të tillë të jashtëzakonshme, të pa njohur 23 vjet me radhë nëShqipëri, për dënimin e paligjshmërisë, nëse do të ishte e suksesshme apo jo. Do të ishte me interes të dinim edhe për një arsye tjetër, ne si komision kemi miratuar në fillim të vitit një rezolutë ku niveli i arkëtimeve dhe niveli i humbjeve do të ishte i tillë që do të lejonin qeverinë që të ndërmerrte hapa në lidhje qoftë edhe heqjen e fashës. Do të ishte me interes të dinim ecurinë e aksionit në këto 3 javë të para dhe si duket perspektiva?
Ministri Gjiknuri: Faleminderit që ma jep këtë mundësi. Në 3 javët e para rezultat janë shumë të mira. Kemi mbi 500 njerëz të ndaluar, të proceduar nga policia, njerëz që kanë përfunduar në dyert e komisariatit, të kapur në flagrancë, ku mbi 35 janëpunonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Qëllimi jonë ka qenë shumë i qartë, ne nuk do të ndëshkojmë vetëm abuzuesit, të cilët vjedhin energjinë elektrike, por edhe bashkëpunëtorët e tyre brenda sistemit. Është një fakt i njohur dhe të gjithë e dinë tashmë që vjedhja e energjisë, pa mbështetje, pa njohur teknike nga njerëz të fushës është e pamundur. Pra, shumë njerëz që janë ose ish punonjës të OSHEE-së ose punonjës aktual të OSHEE-së, kanë qenë në bashkëpunim me këta vjedhës të energjisë dhe kemi konstatuar që kryesisht kanë qenë biznese. Jo se nuk ka familjarë, ka edhe familjarë që abuzojnë shumë dhe që vjedhin energjinë, madje familjarë që quhen gjoja familjarë, por kanë vila. Kemi konstatuar edhe raste kur njerëz me vila 3-4 katëshe paguanin sa një familje në nevojë. Prandaj kemi thënë që shpeshherë me fashat, apo me politika gjoja mbrojtje e përgjithshme sociale është krijuar një dritare ehapur për vjedhje dhe abuzim të energjisë elektrike.
Eduard Shalsi: Ju keni marrë një objektiv tejet ambicioz në fillim të vitit për reduktimin e humbjeve deri në nivelin 40%. Ne do të donim t’ju ftonim edhe në janar të këtij viti, por po ju pyes paraprakisht, kur ky objektiv u prezantua në komision dhe në parlament kishte kolegë që shprehën skepticizmin nëse është e mundur që niveli i humbjeve të arrijë deri në 40%, duke patur parasysh që trashëguat njësituatë ku niveli ishte mbi 50%, ndaj pyetja ime është konkrete: Do të arrini objektivin prej 40% të humbjeve që keni marrë përsipër në fillim të vitit?
Ministri Gjiknuri: Sot që flasim jemi në një mesatare më poshtë sesa 40% dhe unë besoj që jo vetëm do ta arrijmë, por shpresoj që ulja e humbjeve do të jetë edhe më e thellë. Do të thotë objektivi jonë për 5% në vit humbje në mënyrë graduale, një objektiv tepër ambicioz që nukështë realizuar as edhe në kohën kur u bë privatizimi i energjisë, do të realizohet, madje do të tejkalohet që vitin e parë. Besoj me këtë politikë shtrënguese në dobi të zbatimit të ligjit, në dobi të qytetarëve që e paguajnë energjinë dhe të atyre që janë kundër vjedhjes së energjisë elektrike, qëshifrat do ti kemi edhe më të larta. Jam i bindur që kur të dalë në fund të vitit bilanci energjetik mund t’ju them që patjetër do të jetë më i ulët. Sot që flasim, në muajin shtator ishte një ulje prej 31.2%, në muajin tetor humbja, megjithëse rritet konsumi, nuk shkon më shumë se sa 34.7%, nga të dhënat e fundit. Unë besoj që mesatarja e vitit patjetër do të jetë poshtë 40%. Kjo është një arritje. Pse?! Pa investime, me një situatë që në gjysmën e vitit, kompania ende nuk ishte marrë plotësisht në dorë të shtetit, gjë që nuk na lejonte të ndërmerrnim shumë masa, qoftë financiare, qoftë investime për shkak të ngrirjes që vjen si rezultat i procesit gjyqësor. Vitin tjetër me shtimin e investimeve, por besoj unë edhe me klimën më të mirë të krijuar në drejtim të zbatimit të ligjit dhe të luftës ndaj fenomenit abuzues, ne do të arrijmë atë objektiv që i kemi vënë vetes, qëështë zvogëlimi i humbjes së energjisë elektrike me mesatare 5% në vit. Unë them jemi brenda këtyre objektivave dhe shumë shpejt do ti bëjmë të ditura edhe shifrat.
Përgjigjet e pyetjeve të bëra nga deputetët e Komisionit
Ministri Gjiknuri: Unë dua të bëjë një përmbledhjetë pyetjeve. Një gjë për tu kuptuar edhe për publikun, edhe për komisionin. Buxheti i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë nuk është buxhet investimesh direkte në përmirësimin e sektorit energjetik. Investimet në sektorin energjetik vijnë kryesisht ose nga investimet private, përsa i përket gjenerimeve të reja ose nga investimet qëparashikojnë vetë shoqëritë. Kuptohet që ministria, si ministri përgjegjëse e linjës ka një rol mbikëqyrës dhe nxitës përsa i përket politikave që ne orientojmë dhe sesi këto mbështeten me investime të caktuara. Kuptohet që janë vetë shoqëritë, në këtë rast edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OST për sistemet e transmetimit dhe KESH-i për pjesën e gjenerimit, por KESH kuptohet menaxhon kaskadën dhe ka më shumë detyrime për të blerë energjinë nga HEC-et private. Kjo është për tu kuptuar se kush janë segmentet e sektorit energjetik, i cili është segment në njëfarë mënyre i korporatizuar, do të thotë funksionon si një shoqëri tregtare, pavarësisht se është me kapital shtetëror.
Lind pyetje, çfarë do të bëhet me investimet. Projekti i Bankës Botërore, por jo vetëm ai dhe këtë dua ta theksoj, nuk është vetëm 150 milion USD i BB-sw, por janë edhe investime nga KFV-ja, sidomos në sistemin e transmetimit. Presim një investim tjetër nga BERZH-i, si dhe nga koperacioni italian. Të gjitha këto do të jenë të drejtuara drejt përmirësimeve infrastrukturore energjetike. Mendojmë që në krye të katër vjetëve të interkonektojmëShqipërinë me rrjetet e plota rajonale, pra përveç linjës funksionale me Malin e Zi dhe me Greqinë që e kemi tashmë, në 2016 përfundon linja me Kosovën dhe shpresojmë që deri në vitin 2018 të kemi realizuar edhe linjën me Maqedoninë. Kjo e bën të lidhur Shqipërinë me të gjithë tregun rajonal. Çfarë dotë thotë kjo nga pikëpamja kuantitative ose në para?! Mundësi më të miratregtie të energjisë, do të thotëçmime më të lira për të importuar dhe mundësi më të mëdha për prodhuesit shqiptarë në të ardhmen në një treg tashmë të liberalizuar. Synimi jonëështë që deri në 2018, 40% të tregut ta kemi të derregulluar, pra të nxjerrë nga tarifat e rregulluara të energjisë, do të thotë që gjithë ky prodhim privat, i cili po krijohet dalëngadalë, pak nga pak, në vite do të shtohet, aq më tepër me investitorë si Devolli apo mbase më vonë shpresojmëedhe me Skavicën, të kenë mundësinë e tregtisë. Sidomos, sa për ta ditur, në energji gjenerimet që ka në rezervuar, që ka në basene, siçështë kaskada e Drinit, nesër Devolli, apo qoftë edhe Skavica, këto kanë avantazhe të mëdha krahasuese. Pse?!Sepse këto janë të vetmet mënyra për të rezervuar energji dhe për ta shitur atë kur janëçmimet e larta, pra çmime piku. Dhe duke pasur këto linja të lidhura, për qeverinëështë shumë e rëndësishme investimet në pjesën e interkonjeksioneve.
Kalojmë tek pyetjet përsa i përket investimeve në OSHEE, në nivelet e tensionit të ulët dhe problemet që kanë konsumatorët. Këto investime thashë, 96 milion nga kredia e Bankës Botërore shkojnë direkt për OSHEE-në, e cila ajo nga ana e saj do të ketë fondet që janë mbi 40 milion dollarë të tjera, të cilat do të shkojnë direkt për investime, kryesisht në zonat që kanë popullatë të madhe. Këto investime janë për kabina, për transformatorë, për sisteme kabllosh, për menaxhim më mirë të dhënash, për faturim më të mirë. Një pjesë e kësaj kredie, meqenëse z.Kopliku ngriti pyetje, shkon edhe në menaxhimin më të mirë të bilancit energjetik. 25 milion dollarë do të shkojnë tek sistemi transmetimit, i cili do të jetë përgjegjës për tëmonitoruar të gjithë flukset e energjisë. Do të thotë dispeçeri më të mirë, parashikim më të mirë të konsumit dhe për tëeliminuar ato disbalanca. Sistemi energjetik ka edhe paparashikueshëritë e tij,kur bie shi ti automatikisht fillon e shtron prodhimin, sidomos pjesa më e madhe e HEC-eve shqiptare që janë në rënie të lirë të ujit, pra nuk kanë rezervuar, direkt sjellin prodhim në rrjetin energjetik. Por rrjeti mund të jetë i ngarkuar nga kapacitet, kështu që do dispeçerinë dhe balancim më të mirë. Pikërisht këto investime do tëndihmojnë, aq më tepër qëShqipëria tashmë po bëhet anëtare më të drejta të plotë në rrjetin evropian të transmesionit të energjisë, për shkak edhe të investimeve që po bëjmë në qendrën e dispeçerimit, pra ENTSO, që quhet European Network of Transmission System Operators, pra e gjithëkëtij rrjeti, Shqipëria po bëhet anëtare për herë të parë. Edhe për shkak të bashkëpunimit me Kosovën, qoftë edhe bashkëpunimit me Serbinë që njohu rrjetin e Kosovës, të gjitha këto kanë qenë një politikë mbase jo shumë e dukshme, por ka qenë një diplomaci shumë e vështirë, sepse kur vjen puna tek rrjetet energjetike, të gjitha shtetet janë jashtëzakonisht agresive për të mbrojtur interesat e tyre.
Në këtëpikëpamjeShqipëria do të bëhet anëtare që do të thotë, që rrjeti jonë do tëpërfshihet në të gjithë rrjetin evropian të energjisë. Pra kjo përsa i përket investimeve, që do të sjellin edhe cilësi më të mirë në furnizim, dhe investime në sistemin e matjes. Programi që ne kemi, do ta shikoni tek ligji i ri, kemi programin për implementimin e teknologjive të zgjuara, apo ato që quhen’ smart’, përsa i përket menaxhimit të flukseve të energjisë dhe matjes. Kjo do të na krijojë mundësinë nesër edhe që të shmangim shumë konflikte qoftë edhe me njerëzit në lidhje me faturime, me probleme, apo me ndërprerjen në distancë, pa angazhuar njerëz direkt në terren.
Përsa i përket një shqetësimi që u ngrit, nuk ka ndëshkime kolektive, ndëshkimet janë individuale. Faturimi aforfe bëhet vetëm për ata konsumatorë të cilët nuk kanë matësa. Ai që ka matës nuk mund të faturohet aforfe. Kur ka probleme në të kaluarën, në qoftë se ka një ankim, patjetër që të gjitha do të shqyrtohen dhe OSHEE i ka dhënë mundësi shumë qytetarëve që të shtrihet pagesa edhe në këste. Kur ka çështje që janë në gjykatë, që janë pjesë e konfliktit, patjetër ato janë pjesë e shqyrtimit gjyqësor, sepse unë nuk mund të them me garanci të plotë që nuk ka patur abuzime. Ne kemi ngritur një ngritur një njësi speciale operative, pranë Task Forcës, e pavarur nga OSHEE, për të luftuar fenomenin e vjedhjes edhe brenda Operatorit të Shpërndarjes, edhe për të qenë një njësi e pavarur jashtë ndikimeve të operatorit në mënyrë që ti adresojnë shumë shqetësime që ngrenëqytetarët apo probleme me abuzimin dhe vjedhjen e energjisë elektrike.
Përsa i përket pyetjes për TEC-in e Vlorës. TEC-i i Vlorës ka qenë një barrë, duhet ta dimë, një nga projektet e dështuara të qeverisë së kaluar. Ne vazhdojmë paguajmë për atë TEC, ndërkohë ai TEC nuk prodhon. TEC-i është programuar të punonte me naftë, por çmimet e naftës, nuk e bëjnë fare energjinë ekonomike, aq më tepër që TEC-i nuk është marrë në dorëzim për shkak të defekteve që akoma nuk janë riparuar. Pra është një nga ato gropat e tjera që kemi trashëguar dhe qëpo punojmë për ta mbyllur. Unë para tre ditësh isha në Zvicër, pata edhe një takim me ministren zvicerane të energjisë dhe infrastrukturës si dhe me agjencinë e zhvillimit ndërkombëtar tëZvicrës, Zvicra edhe TAP-i, por edhe donatorë të tjera, kemi arritur të sigurojmë një pjesë të financimit qëtë bëjë studimin e fizibilitetit për lidhjen e TEC-it tëVlorës me rrjetin e gazit, si dhe një pjesë e financimit për infrastrukturën fizike, ku nga të cilat Zvicra do të ketë një kontribut të saj. Vetë TAP-i do të ketë një kontribut që nuk e ka pasur, por falë negocimeve tona të këtij viti, kemi siguruar që edhe TAP-i të financojë 5 milion, Zvicra një pjesë. Shpresojmë qëtë gjejmë edhe financime të tjera në mënyrë që të lidhim TEC-in e Vlorës me gazin. TEC-i i Vlorës me gaz, megjithëse edhe gazi ka çmime më të shtrenjta sesa uji, i kombinuar me rezervat e mëdha ujore tëShqipërisëmund të sigurojë një energji të qëndrueshme bazë, edhe atë energjinë e pikut, pra mundësinë e rezervuarve që ka Shqipëria, që janë mundësi shumë e mirë, të mund ti tregtojmë me çmim shumë më të lartë nesër për tregjet ndërkombëtare për të sjellë të ardhura më të mira për sistemin energjetik. Kështu që jemi duke punuar në këtë drejtim dhe është pjesë e strategjisë sonë të zhvillimit në vitet në vijim.
Eduard Shalsi:Meqenëse preket TAP-in, do të ishte me interes për të gjithë të dinim nëse do të fillojnë punimet gjatë vitit 2015 apo jo.
Ministri Gjiknuri:TAP-i nuk varet nga qeveria shqiptare, qeveria shqiptare ka siguruar që gjithçka që ka të bëjë me masat tona, me kapacitetet tona administrative dhe me të gjithë politikat tona të jetë në funksion të realizmit të këtij projekti, gjë që e kemi bërë. Dihet qëShqipëria ka qenë avangard në këtë pikëpamje. Kemi ngritur komitetin e përbashkët, po ngremë edhe njësi të përbashkët në lidhje me shpronësimet. Por dua të them një gjë, që TAP-i ka pasur vonesa për shkak të pikës sëdaljes në Itali, problem i tyre politik. TAP-i është një projekt shumë i rëndësishëm, ku futet edhe shumë gjeopolitik brenda, ka edhe njerëz që nuk e duan TAP-in. Nuk është e nevojshme ti komentoj unë, çdokush e di se çfarë influencash ka në politikën evropiane në lidhje me rrugët e gazit, por TAP-i është një projekt strategjik, i cili dhe nga takimi i fundit mu garantua, që gjithçka edhe Italia e ka dhënë pëlqimin, është në fazën e fundit dhe punimet e para do të fillojnë nëShqipëri. Pse? Për tëpërgatitur infrastrukturën rrugore drejt kantiereve ku do të shtrihen tubacionet. Mendohet që të investohet deri në 100 milion dollarë në rrugët e aksesit, të cilat mendohet të fillojnë nga pranvera e vitit tjetër. Do të jetë një gjë shumë e mirë, madje kemi insistuar si qeveri, e kemi bërë publike, qoftë me qeveritë mike dhe me aksionerët e TAP-it, të paktën për rrugët prioritet të kenë kompanitë shqiptare, sepse i kanë të gjitha kapacitetet dhe e njohin mirë terrenin. Realisht po u bë kjo do të jetë një kontribut shumë i mirë për ekonominë vitin tjetër.
Përsa i përket pyetjes se sa lekë janë grumbulluar nga fillimi aksionit kundër vjedhjes së energjisë, në këto tre javë mund të them në vlerë totale, mbi 9 milion dollarë mbi mesataren.
Për Skavicën, patjetër ka interes nga kompani të huaja, ka kontakte me disa kompani shumë të mëdha. E para do një studim të plotë fizibiliteti për të gjithë kaskadën dhe do të shikohet mënyra më e mirë që risku kryesor, financimi të shkojë tek kompania private. Por kontakte dhe interes ka, realisht Skavica mbetet njëprojekt shumë i rëndësishëm për të gjithë të ardhmen e sistemit elektroenergjetik shqiptar.
/Shqiptarja.com