Me cilat parti do të negocioni?
Dua të shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin mjaft konstruktiv që kemi pasur gjer më tani dhe që do të vazhdojë të jetë akoma edhe më konstruktiv deri në 21 qershor, ditën e zgjedhjeve vendore sepse shqetësimi ynë i përbashkët dhe mjaft parimor është që kjo reformë madhore, historike që ka ndodhur në vendin tonë gjatë kësaj periudhe që qeveris kjo Aleancë për Shqipërinë Evropiane, pra që reforma administrative-territoriale, të kurorëzohet me sukses përmes zgjedhjes së administratorëve më të mirë dhe më të shquar të cilët për herë të parë do të kenë mundësi të drejtojnë këto njësi të reja, mjaft domethënëse. Në këtë drejtim, prioriteti ynë ka qenë dhe mbetet përzgjedhja e kandidatëve më të mirë, jo vetëm me një konsensus brenda koalicionit sa më të gjerë.
 
Por në mënyrë të veçantë me një konsensus sa më të gjerë me komunitetet që do të drejtohen prej tyre, pasi e theksoj që ka qenë dhe mbetet një reformë historike, e domosdoshme, një reformë madhore që vetëm përmes përzgjedhjes dhe zgjedhjes së kryetarëve më të mirë, më të aftë, më të përkushtuar ndaj komunitetit në 21 qershor do të bëjë të mundur që të japë menjëherë impaktet e saj sa më pozitive në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe komuniteteve në të gjithë vendin. Sikurse u theksua edhe këtu nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, kandidatët janë dhe do të jenë të përbashkët. Do të përzgjidhen me konsensus dhe natyrisht që çdo forcë politike duhet të shfrytëzojë të drejtën e propozimit për të sjellë emra sa më përfaqësues, ku natyrisht do të përpiqemi që të jemi sa më të vëmendshëm edhe për të përmirësuar raportin e përfaqësimit gjinor edhe në këtë drejtim për të sjellë sa më shumë gra dhe vajza përfaqësuese në drejtimin e bashkive të ardhshme, duke përzgjedhur sa më shumë të jetë e mundur prej tyre kandidate apo edhe në këshillat e ardhshëm bashkiakë të cilat tashmë vërtet marrin një peshë reale dhe e meritojnë plotësisht fjalën “Parlamente lokale”.
 
Ju kënaqin 50 bashkitë z. Meta? Do të donit më shumë? Pyetja e dytë, a do të keni mundësi që të ktheni pas ndonjë emër që ndoshta nuk do të jetë brenda pritshmërive tuaja por do të propozohet nga PS?
 
Ne jemi gjithmonë të prirur nga konsensusi , nuk jemi të prirur nga numrat. Nuk kemi paragjykime për emra, por kemi preferenca për cilësitë e kandidateve dhe të kandidatëve.
 
A përjashtohen ministrat nga kandidimi për zgjedhjet vendore? A do të ketë largim të PBDNJ nëse afrohet PDIU-ja?
 
Besoj se deri në datën 1 prill do të merret vesh lista e plotë e të gjithë emrave që do të garojnë për 61 bashkitë e Shqipërisë. Të paktën deri 1 prill, sepse Kryetari Rama tha deri në fund të marsit. Kështu që prilli do të fillojë me emra tërësisht të identifikuar qartë para opinionit publik. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)