Të dashur miq,
Zonja e zotërinj,
Jemi mbledhur sot këtu masivisht me mijëra burra e gra, të rinj e të reja, fisnikë kuksianë, për të bashkuar zërin e protestës, të popullit në këmbë, të Kukësit në këmbë, të Shqipërisë në këmbë sepse koha nuk pret.
Koha nuk pret, sepse çdo ditë më shumë, është një ditë më shumë në skamje, në papunësi, në borxhe, në vuajtje dhe mjerim, është një ditë më shumë në papranueshmërinë e përditshme të realitetit, të rilindjes dhe aleancës së qelbësirave.
Nuk pret koha, se çdo ditë që kalon është një ditë më shumë në humbjen e besimit, dëshpërim, mungesën e perspektivës për të rinjtë, vuajtjes së shtuar për kryefamiljarët, për të afërmit e tyre, për të moshuarit, për të rinjtë, për të reja, për fëmijët që nuk mbyllin dot muajin.
Nuk pret më koha sepse Kukësi, vendi, Shqipëria janë në zgrip të humnerës.
Kukësi, Shqipëria por dhe mbarë qytetarët e vendit, kurrë nuk kanë qënë më parë më të pa shpresë se sa sot për shkak të rrënimit ekonomik që është ulur këmbëkryq në ëdo vatër.
Në çdo fshat, qytet, në çdo lagje, në çdo shtëpi ka pllakosur mjerimi.
Nuk ka vende pune, nuk ka para, nuk ka asnjë mundësi zhvillimi.
Nuk ka mirëqenie. Janë mbyllur të gjitha rrugët e shtigjet, janë shtuar vetëm mundimet e faturave të larta e të papërballueshme të energjisë, tarifat e rritura të arsimit, çmimet e shtrenjtuara, taksat në qiell.
Nuk ka si të ketë, punë, çmime normale, mundësi zhvillim, sepse ky vend nuk ka qeveri. Po po; nuk ka qeveri.
Këta që e mbajnë veten për qeveri janë një grusht njerëzish me pushtet që po bën krejt të kundërtën e asaj për të cilën u votuan, dhe po bën gjithçka për të pamundësuar e vështirësuar jetën tuaj e shqiptarëve anembanë.
Po të kishte qeveri, miqtë e mirë, vëllezër e motra, do të kishte kantiere zhvillimi, do të kishte rrugë të reja, do të kishte mundësi për ekonomi e punësim, siguri, punë dhe dinjitet.
Po do të ishte qeveri, dyshja që i kanë zyrat përballë njëri-tjetrit në Tiranë, do ta shihnin realitetin në sy, do të dëgjonin dhimbjen, hallet e shqetësimet tuaja e të mbarë qytetarëve, dhe do të ulnin taksat, do të ulnin dhe jo ta rrisnin çmimin e energjisë, do ti ëonin ato miliona euro që I mbledhin në mënyrë abusive që I harxhojnë në mënyrë korruptive për palma e për zbukurime e palma, por jo po për projekte që sjellin punë e mirëqenie për qytetarët.
Kjo nuk ndodh sot sepse në krye kemi një bandë që ofron vetëm burgun për të pamundurit, errësirën për të varfrit, taksat e larta për biznesin, tarifat e larta për studentët.
Dhe kur të gjithë mendojnë me të drejtë se nuk ka ku të shkojë më keq, çdo ditë atyre ju pjell mendja një zullum të ri.
Siç e tha dhe Flamuri, tani kanë vendosur të vënë edhe një gur tjetër të rëndë në kurrizin tuaj, ekonomisë tuaj, taksën për Rrugën e Kombit, një taksë që do të rëndojë drejtpërdrejt mbi ju, me çmimin e rritur të biletës, dhe me një numër shtrëngesash të tjera që do të vijnë si rezultat i kostos së rritur të transportit.
Nuk ka fund e keqja që është bërë e vetmja formë e ekzistencës së qeverisë Rama-Meta.
Po çfarë bëjnë, ndërkohë që kanë braktisur qytetarët dhe kanë mbjellë varfëri e mjerim.
Dyshja Rama-Meta dhe takëmi i tyre janë zhytur në një korrupsion të shfrenuar, në një garë të ethshme se kush të kapë më shumë tendera, përfitime, privatizime, konçesione.
Qindra milionë euro po ndajnë ata me klientelën e miqtë e tyre teksa ju, dhe qytetarët në gjithë vendin, janë në kufijtë e mbijetesës.
Këtë model kanë instaluar në çdo hallkë të qeverisjes. Zhvatje, arrogance, braktisje, nëpërkëmbje e poshtërim të qytetarëve kudo ku halli i bën të trokasin në dyert e shtetit. Është kështu apo jo ?!
A nuk është ky model prezente dhe këtu në Kukës me kryetarin në ikje të Bashkisë ?! Pasi abuzoi me fondet e me administrimin e qytetit, gjeti strehë tek LSI-ja e Ilir Metës. Sepse Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve. Këtë e dinë tashmë të gjithë i madh e i vogël, nga Kukësi në Sarandë, nga Durrësi në Dibër.
Kryebashkiaku juaj në ikje, e kuptoi mirë se me demokratët por edhe me kuksianë e ndershëm dhe fisnikëi kishte të ndara rrugët, sepse ne nuk mund të përfaqësohemi kurrë me një Ilirmetë që quhet Hasan, dhe shkoi e gjeti çatinë e tij te LSI-në.
Por strehë e maskarenjve është bërë e gjithë ngrehina qeveritare, Parlamenti e postet kyçe të administratës.
Është ngritur në sistem inkriminimi masiv, horizontal e vertikal, që lindi me Edi Ramën dhe Ilir Metën dhe kulmoi me bekimin e tyre.
Kur ne denoncuam aleancën e tij me krimin, kur i thamë që deputeti i përzgjedhur prej tij kishte probleme të rënda me drejtësinë belge, Edi Rama e mori për krahu e doli shëtitje me të në Shkodër e në Veri.
Kur ne i thamë se të inkriminuarit e tij, po marrin në mbrojtje trafikantët e drogës duke i strehuar në makinë, Edi Rama u shfaq me Mark Frrokun në krahun e djathtë, edhe në takime me qytetarët.
Po tani që erdhi kërkesa e Interpolit nga Brukseli që kërkon arrestimin e deputetit të tij për vrasje, çfarë do të thotë Edi Rama?
Çfarë do t’i thotë popullit që ka ngritur gishtin e akuzës ndaj tij?
A do të mbajë përgjegjësi për faktin se e solli në Parlament, e bëri pjesë të vendimmarrjes, votoi ligje me të, e përdori atë për të mbyllur hetimin ndaj Ilir Metës, për akuzën më të rëndë të 25 viteve, teksa ia dinte të gjithë bëmat dhe ia mbante të fshehura në sirtar për ta shfrytëzuar për interesat e tij.
Por ai nuk është i vetmi rast. Edi Rama e ka mbushur Grupin Parlamentar me të inkriminuar, i ka vënë në krye të punëve; të inkriminuar gjen aty ku shërbehet, aty ku merren vendimet për jetën tone, aty ku dalin shkresa e ku vendosen vula.
E ka kthyer në normë, dhe po ua servir qytetarëve prej dy vitesh trafikantët e drogës, gangot e prostitucionit, vrasësit e rrëmbyesit, sikur të ishin më të virtytshmit nga ne, po ua servir qytetarëve të vendit prej dy vitesh punët më të pista, sikur të ishin vlerat më të larta.
Dhe kur mbarë populli kur të gjithë qytetarët të majtë e të djathtë janë të tronditur nga gangsterët me pushtet të Edi Ramës, kur Europa është e tronditur nga kjo shkallë e paimagjinueshme inkriminimi, i vetmi që nuk shprehet, që nuk përmend një herë të vetme fjalën dekriminalizim, është Edi Rama. Madje po bën të pamundurën bashkë me ortakun e tij Ilir Meta për ta shtyrë, për ta zvarritur, për ta ndalur, për ta futur në kalenda.
Dekriminalizimi është nëna e gjithë të këqijave dhe ndaj është kthyer në emergjencë kombëtare, por Edi Rama nxjerr çdo ditë zëdhënës që shprehen kundër.
E ka kot, dhe kjo është një shenjë dëshpërimi.
Është shenja e agonisë së një oligarkie që ka humbur legjitimitetin.
Populli është në këmbë, si sot këtu, si dje në Durrës e Kavajë e kudo në rrugët e sheshet e protestës popullore.
Populli është në këmbë dhe këtu në sheshin e bashkimit të qytetarëve të lirë e të ndershëm do të bëhen llogaritë nëse Edi Rama guxon të ndalojë dekriminalizimin.
Ne do ti nxjerrim banditët nga zyrat me hir ose me pahir.
Nuk do të ndalemi. Ne nuk bëjmë kompromis me të ardhmen e vendit, me të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ne kemi dorëzuar në Parlament paketën që do të çlirojë politikën dhe institucionet nga krimi. Jemi të vendosur ta çojmë betejën deri në fund.
Por ky është hapi i parë.
Përpara kemi ndarjen përfundimtare me krimin. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me ju, bashkë me gjithë shqiptarët me 21 qershor.
Kukësi dhe vendi ynë ka nevojë për një ofertë të re.
Për një ofertë që del nga kontakti i përditshëm me qytetarët, nga komunikimi me ta.
Koha po afrohet, dhe ne jemi gati. Kemi ofertën e re; për një qeveri që ndihmon e gjendet në krahun tuaj, e që nuk sundon me dhunë.
Për një qeverisje që kontrollohet nga qytetarët e që jep llogari.
Për një rend të ri ku vendimet merren bashkë me ju.
Ku ju dhe mbarë shqiptarët të pyeteni sa herë duhet, e jo një herë në 4 vite.
Oferta e re do të ketë pamjen e bukur, të më të mirëve të bijve dhe bijave tona.
Me më të mirët e bijve dhe bijave tona do ta çojmë në arkiv këtë kohë të maskarenjve.
Ora e votës po vjen.
Ora e drejtësisë po vjen
Me Kukësin e kuksianët.
Me qytetarët, me shumicën e ndershme të vendit.
Për punë e dinjitet.
Për ligj e siguri.
Për të ardhmen tonë europiane.
Zoti e bekoftë Kukësin, Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Rrofshi ju!
/Shqiptarja.com