Së pari dëshiroj që në emër të qeverisë së Shqipërisë, të shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen që Parlamenti Europian ka dhënë për axhendën e integrimit të Shqipërisë.
Ne ndajmë plotësisht pikëpamjen e shprehur nga Parlamenti Europian se politika e zgjerimit duhet të mbetet e besueshme dhe të bazohet në përmbushjen e kritereve objektive. Marrja e statusit kandidat qershorin e vitit të kaluar, shërbeu si shtytje mjaft e fortë për të mobilizuar të gjitha kapacitetet tona të brendshme, në mënyrë që të thellojmë reformat duke i bërë ato më gjithëpërfshirëse, sidomos në fushën e shtetit të së drejtës.
Jemi totalisht të vendosur që të arrijmë progres të qenësishëm në këtë fushë thelbësore, me vetëdijen e plotë se vetëm kështu do të mund të avancojmë në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.
Shqipëria është e përkushtuar maksimalisht që të plotësojë të gjitha prioritetet e vendosura, për të kaluar në një fazë të re të procesit që është hapja e negociatave.
Shqipëria po punon ngushtësisht me Komisionin Europian, Delegacionin e BE-së dhe të gjithë palët dhe grupet e interesit, për të monitoruar zbatimin e të gjitha masave të Udhërrëfyesit për Plotësimin e 5 Prioriteteve Kyçe. Shumë shpejt do ta përditësojmë këtë Udhërrëfyes me nisma dhe masa të reja, që do përkthehen në hapa që adresojnë prioritetet e përcaktuara.
Për sa i përket Reformës në Administratën Publike, një nga objektivat kryesorë është zbatimi normal i Ligjit për Nëpunësin Civil, me objektivin madhor rritjen e profesionalizmit dhe depolitizimin e administratës publike. Janë bërë hapa pozitivë për zbatimin e tij, me miratimin e akteve nënligjore që plotësojnë kuadrin e nevojshëm ligjor. Progresi më i fundit përfshin edhe emërimin e Komisionerit të Shërbimit Civil, që do të garantojë vazhdimin e reformës në shinat e duhura. Një tjetër masë nën këtë prioritet është edhe finalizimi i Strategjisë për Reformën ne Administratën Publike 2015-2020.
Aktivitetet e përcaktuara në Strategjinë për Reformën në Administratën Publike do të hedhin themelet për mbështetje sektoriale në kuadrin e IPA 2015. Ndërkohë që nga njëra anë Departamenti i Administratës Publike është forcuar ndjeshëm, vazhdon puna për të forcuar më tej kapacitetet në nivel vendor, për udhëheqjen dhe koordinimin e reformës. Thelbësor për suksesin është përmirësimi i mëtejshëm i mbledhjes dhe monitorimit të të dhënave. Kodi i Procedurave Administrative, plotësisht në përputhje me praktikat më të mira të BE-së dhe me këshillat e SIGMA-s do të miratohet shumë shpejt.
Për sa i përket forcimit të pavarësisë, efiçencës dhe llogaridhënies së institucioneve gjyqësore, Shqipëria ka bërë progres me ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, në fund të vitit 2014, i ngarkuar me përgatitjen e një reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse e fokusuar në 6 komponentë kryesorë: institucionet kushtetuese, drejtësia penale, arsimimi juridik, efiçenca e drejtësisë, profesionet juridike, si edhe lufta kundër korrupsionit në gjyqësor.
Përveç kësaj, Ministria e Drejtësisë ka ngritur një sërë grupe pune për çështjet e gjyqësorit, përfshi rishikimin e Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit të Procedurës Civile, si edhe të legjislacionit për administratën gjyqësore dhe vlerësimin e gjyqtarëve Mbi këtë bazë, Strategjia RAP 2-14-2020 do të finalizohet me qëllim përgatitjen për mbështetje buxhetore sektoriale të mundshme.
Komisioni i posaçëm parlamentar do të raportojë pas përfundimit të çdo faze të punës së vet. Njëkohësisht, do të merren masa për të plotësuar vendet vakante për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe për të emëruar ndihmësit ligjorë, me qëllim që të ndihmojnë gjyqtarët administrativë në kryerjen e detyrave të tyre.
Në lidhje me Prioritetin Kyç 3, janë shtuar përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, përfshi edhe krijimin e një historiku solid me hetime proaktive, procedime penale dhe dënime. Në përputhje me rekomandimet e vlerësimit të ACFA-s (Kuadri i Vlerësimit Anti-Korrupsion për Shqipërinë), Shqipëria ka intensifikuar përpjekjet e saj në luftën kundër korrupsionit. Portali online ''Stop Korrupsionit“, nismë e lancuar vetëm 1 muaj më parë nga qeveria, adreson do ditë dhjetëra ankesa të qytetarëve.
Për të demonstruar përkushtimin e vet, Qeveria ka marrë masa për të rritur stabilitetin dhe cilësinë e burimeve njerëzore në të gjitha organet relevante, si edhe për të eliminuar pengesat ndaj hetimeve proaktive efiçente, me anë të miratimit të një pakete ndryshimesh ligjore afatshkurtra në Kodin e Procedurës Penale, si edhe me anë të forcimit të kapaciteteve në institucionet përkatëse të kuadrit anti-korrupsion, si Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, Prokuroria e Përgjithshme, Byorja Kombëtare e Hetimit, Gjykata e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ILDKPKI
Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një nga prioritetet kryesorë të Qeverisë, ku rezultatet janë të prekshme. Ka një rritje të shkëmbimit të të dhënave dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë, prokurorisë, institucioneve të tjera relevante dhe bankave / FIU (Njësitë e Inteligjencës Financiare). Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është intensifikuar, ndërkohë që janë rritur konfiskimet dhe sekuestrimet e pasurive kriminale përmes zbatimit efektiv të Ligjit Anti-Mafia. Aksionet e fundit policore konfirmojnë angazhimin e autoriteteve në goditjen e problemit të tregtisë së drogës në përgjithësi, si edhe të tregtisë së kanabisit në veçanti. Është intensifikuar bashkëpunimi ndërkombëtar, sidomos bashkëpunimi me Europolin.
Në fushën e të drejtave të njeriut, objektivat janë përkthyer në masa dhe hapa konkretë që përfshijnë:
rritjen e sensibilizimit mbi Ligjin për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit
miratimin e legjislacionit anti-diskriminim dhe harmonizimin e dispozitave ekzistuese;
forcimin e mbrojtjes së fëmijëve, me ngritjen e mekanizmave të kontrollit të rregullt për Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, si edhe duke iu alokuar këtyre njësive fondet të mjaftueshme;
forcimi i mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje;
përmirësimi i koordinimit ndërmjet autoriteteve vendore dhe qëndrore, si edhe forcimi i mekanizmave monitorues për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Dekada e Romëve;
Zbatim efektiv në praktikë i kuadrit ligjor për të drejtat ekonomike dhe sociale, sidomos për personat me aftësi të kufizuar, si edhe politikat dhe masat për respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve.
Në fushën e barazisë gjinore dhe dhunës në familje, janë zhvilluar shumë aktivitete dhe fushata sensibilizuese.
Nga ana tjetër, Ministria e Integrimit Europian, si koordinuese e procesit duke pasur si parim kryesor të punës së saj, përfshirjen e gjithë aktorëve,ka përfunduar draftin e Udhërrëfyesit të qeverisë për Shoqërinë Civile. Ky draft i hartuar me asistencën e ekspertëve të huaj , po vijon të jetë pjesë e konsultave Publike, në Tiranë dhe në rrethe.
Ristrukturimi i Drejtorive të integrimit në gjithë Ministritë e Linjës, proces që ka nisur, është një hap shumë i rëndësishëm që do ti shërbejë përgatitjes së grupeve të negociatorëve të ardshëm me BE-në,çka shihet si një domosdoshmëri për fazën e radhës dhe më të rëndësishme ku Shqipëria shpreson të kalojë brenda një kohë te shkurtër, që është pikërisht :Hapja e negociatave.
Për ta mbyllur, dua të rikonfirmoj angazhimin e Qeverisë për dialogun politik konstruktiv dhe bashkëpunimin me gjithë aktorët jetik për qëndrueshmërinë e procesit të reformave.
Çdo hap që ne hedhim për t’iu afruar Bashkimit Europian, është një hap më tej drejt një progresi më të madh për vendin tonë. Hapja e shpejtë e negociatave mbetet për Shqipërinë sfida e radhës, një sfidë të cilën ne do ta kapërcejmë, me objektivin e qartë për destinacionin tonë final në të ardhmen: Anëtarësimi me të drejta të plota në familjen europiane.
/Shqiptarja.com