I nderuari zoti Kryetar i Bashkisë!
Të nderuar autoritete të pushtetit vendor të Delvinës, Sarandës, komunave përreth, zotërinj deputetë, motra dhe vëllezër!
Para së gjithash, dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen vëllazërore dhe ka miqësore që më keni rezervuar sonte! Të vish në Delvinë nuk lidhet thjeshtë me një dëshirë personale të kahershme për këtë vizitë, por me bindjen e thellë të krijuar nga historia e Shqipërisë dhe njohja vetjake, se Delvina përfaqëson qartë një nga trevat më të lavdishme dhe më kontribuese të kombit shqiptar, që i ka dhënë atdheut tonë në të gjitha fushat e jetës së tij. Duke ardhur tek ju pata kohë që të mendoja edhe për atë terror historiografik që regjimi i shkuar i diktaturës u bëri disa qyteteve të vendit tonë, që dikur, gjatë gjithë shekullit të XIX dhe gjysmës së shekullit të XX, u bënë me të vërtetë vatra të rilindjes sonë politike, intelektuale dhe shpirtërore në krejt hapësirën e kombit tonë dhe u lanë më pas në harresë. Delvina, Libohova, Leskoviku e shumë të tjerë ishin ato qytete të vogla të Shqipërisë që i dhanë aq shumë pavarësisë dhe zhvillimit të vendit dhe për fat të keq u harruan dhe u braktisën në vetmi. Shkaku ishte se ato u bënë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore bastione të fuqishme të patriotizmit shqiptar dhe që iu kundërvunë hapur komunizmit. Pasoja e kësaj ishte denigrimi brutal që ato pësuan deri në ardhjen e pluralizmit. Si të tillë, viti 1990 e gjeti Delvinën, këtë “zonjë” të dikurshme, në nivelin e një qyteti të pazhvilluar, të izoluar, që nuk e meritonte aspak këtë fat. Në fakt, rrënjët e Delvinës në historinë e Shqipërisë zhyten deri në mijëvjeçarë, në një qytezë që pas shkatërrimit të Finiqit u bë epiqendra e Shqipërisë juglindore, aq sa në shekullin e XVIII Perandoria Otomane u detyrua ta njohë atë si qendër të Pashallëkut. Shpirti i këtij Pashallëku u bë qysh në fillim një familje me origjinë të thjeshtë, por që me kalimin e kohës u bë promotorja e zhvillimit të tij modest ekonomik, siç ishte familja Delvina, që i dha Shqipërisë aq shumë personalitete në dy shekujt e fundit. Ishte në këtë ”dinasti” fisnike dhe intelektuale me reputacion të spikatur intelektual dhe moral ku në fakt mori gruan e parë pararendësi i pavarësisë sonë të Shqipërisë, Ali Pashë Tepelena. Delvina u bë qyteti i parë i Shqipërisë së Jugut, e cila në vitin 1847 u bë qendra më e madhe e kryengritjes së njohur të Tanzimatit, e asaj të Zenel Gjolekës. Ishte po Delvina, që e parë në mbarë aureolën e Toskërisë së atëhershme krijoi një degë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në skajin më jugor të vendit. Pas fitores së Revolucionit Xhonturk në Perandorinë Otomane më 1908, Namik Delvina, një intelektual dhe atdhetar e i pari shkrimtar në historinë e saj, krijoi më 1910 të parën çetë patriotike në mbarë krahinën e Labërisë.
Patjetër që paraardhësit tuaj do të ishin në ballë të luftës për pavarësi kur më 4 dhjetor ngritën këtu pas pesë shekujsh flamurin kombëtar. Në intervalin njëshekullor pas shpalljes së shtetit shqiptar më 28 Nëntor 1912, Delvina ishte qyteti martir që u dogj nga shovinizmi dhe gjithsesi nuk mungoi të dërgonte vullnetarë në Epopenë e Luftës së Vlorës. Por para kësaj Epopeje, ajo në Kongresin e Lushnjës bëri “dhuratën”, nëse do ta quaja kështu, më të madhe për atë kohë, duke nxjerrë nga gjiri i saj kryeministrin e parë të Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, Sulejman Delvinën. Sulejman Delvina është kryeministri i dytë në liri i shtetit tone, pas Ismail Qemal Bej Vlorës. Ky bir i kësaj toke ishte truri drejtues i Luftës së Vlorës, që çliroi Shqipërinë nga pushtuesit italianë dhe ngriti administratën qeverisëse duke vendosur si kryeqytet të ri Tiranën. Ekonomia dhe kultura ishin dy shina paralele të cilat vendosën që ta ngrinin atë periudhë të viteve 1920 dhe 1930 në një stad të ri, kur me dhjetëra delvinjotë mbushën klasat e Liceut të Korçës. Sami Koka, Abdulla Rami, Eqerem Hado apo edhe Astrit Delvina kanë qenë disa nga intelektualët e shkolluar në perëndim ku ata apo prindërit e tyre, hapat e parë i hodhën në këto rrugë dhe në këto lagje të këtij qyteti. Në vitin 1933 mbarë shtypi i atëhershëm shqiptar njoftoi me krenari martesën e një delvinjoti të njohur në fushën e mjekësisë, doktor Melos, me një vajzë hebreje nga një familje e komunitetit hebre të vendosur po këtu në Delvinë. Me këtë gjest, Delvina u bë qytet paraprijës për martesa të tilla duke i kontribuar tolerancës shembullore mes komuniteteve fetare në Shqipëri, që sot mund të themi se ne e kemi atë si një aset botëror, por duke i kontribuar edhe bashkëjetesës etnike midis shqiptarëve dhe minoritarëve grekë, që sot jetojnë në vëllazëri të plotë. Në vitet 1930-1940, kur vetë shteti ynë ishte në hapat e para të ecjes përpara, në arenën publike filloi të shfaqej me një personalitet të qartë e shembullor një politikan i ri në ngjitje, me një korrektësi shembullore institucionale, i cili arriti deri në Kryetar të Parlamentit shqiptar. Ky ishte Hiqmet Delvina, një intelektual i Delvinës por edhe i gjithë Shqipërisë, që si i tillë më 7 Prill 1939 i shpalli luftë Italisë fashiste në emër të popullit shqiptar.
Rendi i ri qeverisës që u montua në Shqipëri mbas Luftës së Dytë Botërore, si në të gjithë Shqipërinë, në programin e tij kishte zhdukjen me forcë, ose lënien e qëllimshme në harresë të elitës delvinjote. Qysh në ditët e para ky pushtet dënoi me vdekje një nga themeluesit e shtetit shqiptar dhe ish-ministër në qeverinë demokratike të viteve 1920, Ismail Haki Tatzatin. Në vitin 1947, në Tiranë do dënohej me vdekje, por që më vonë iu kthye në 25 vite burg këtij patrioti të madh, Neki Delvina, një nga juristët më të njohur të Shqipërisë, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, simbol i ndershmërisë së gjithë atyre gjykatësve që bënë drejtësi në gjysmën e parë të shekullit të XX në Shqipëri.
Si për të gjithë, komunizmi ishte për Delvinën një skllavëri moderne, që e ndali kohën. Por gjithsesi nuk e mposhti marshimin e bijve të saj drejt majave të artit dhe shkencës. Qysh në fillim të viteve ‘50-të një koreograf i lindur në Delvinë tronditi skenën shqiptare si valltari më virtuoz i Filarmonisë së Shtetit, që më vonë do të studionte në Konservatorin “Çajkovski” në Moskë. Ai quhej Panajot Kanaçi dhe ishte krijuesi i baletit të parë shqiptar. Panajot Kanaçi do të kujtohet përjetë në koreografinë shqiptare si më i miri i të gjitha kohërave. Po në atë periudhë, një studiues i ri me origjinë delvinjote, që u diplomua për letërsi në Moskë, tërhoqi vëmendjen e opinionit publik me librat e tij të parë në kritikën letrare. Ai quhej Razi Brahimi, i cili mbetet edhe sot një nga themeluesit e historiografisë letrare shqiptare. Por më i bujshmi i origjinës delvinjote ishte në vitet 60-të Panajot Pano, futbollisti më i shquar i kampionateve shqiptare të shekulli të XX. Legjenda me emrin Panajot Pano është ajo e sulmuesit më të lavdishëm të kombëtares sonë të futbollit. Po në vitet ‘60-70-të binte në sy në librarit tona në të gjithë Shqipërinë emri i një shkrimtari të ri nga Delvina, ish-partizan pioner në Luftën Antifashiste. Ai quhej Sabri Godo, autor i romaneve madhështore “Ali Pashë Tepelena” dhe “Skënderbeu”, themeluesi real i letërsisë historike shqipe dhe krijuesi më i ndritur i kësaj gjinie arti. Në fillimet e viteve 70-të një delvinjot me origjinë prej minoritetit grek do të binte në sy si një gazetar dhe kulturolog, i cili në shkrimet dhe studimet e tij në gazetën “Drita’ do të spikaste si një gazetar i një gazetarie të re. Ky njeri me emrin Vasil Melo do të punonte për shumë vjet në faqet e shtypit letrar derisa në vitin 1992 dhe do të ishte themeluesi i një ere të re në politikën shqiptare, atë të mbrojtjes së pakicave kombëtare. Vasil Melo ishte deri sa u nda nga jeta një politikan i qartë, që luftoi për afrimin dhe mirëkuptimin e dy popujve, atij grek me atë shqiptar.
Pak më vonë në ato vite, një djalosh tjetër nga Delvina do të bëhej i njohur kudo në Shqipëri si një kompozitor që me këngët e tij melodioze do mrekullonte shqiptarët në varfërinë e tyre. Limoz Dizdari do mbetet në muzikën tonë të lehtë kompozitori më i dashur i rinisë së kohës. Do të ishin vitet ‘90-të, kur mbas ndalimit dhe burgimit komunist, do të nisnin të botoheshin disa romane të shkrimtarit disident Astrit Delvinës, që u evidentuan menjëherë si veprat më të mira të letërsisë së ndaluar shqipe. Ky shkrimtar i talentuar ende i paafirmuar mirë sot, në fakt i shkolluar në perëndim për mjekësi me rezultate të shkëlqyera, pati një fat tragjik se kaloi rreth 40 vjet nëpër burgjet dhe internimet e regjimit vetëm për fjalën e lirë. Po aq shpërthyes në krijimtarinë e vet studimore është edhe historiani Sherif Delvina, autori i 20 librave me punime të një rëndësie krejt të veçantë për historinë e Shqipërisë, i cili radhitet në pararojën e historianëve elitë të vendit.
Historia e Delvinës është shumë më pasur se sa unë u përpoqa ta përmblidhja në kaq pak kohë këtu. U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk i përmenda meqë janë njerëz të shquar, kontributorë të mëdhenj jo vetëm të Delvinës, jo vetëm të Shqipërisë, të historisë sonë kombëtare dhe të kombit shqiptar. Por unë e di shumë mirë se Delvina ashtu siç i ka kaluar me shpejtësi vështirësitë që ka pasur, ashtu ajo është e vendosur falë vullnetit, mençurisë, punës, angazhimit të bijve dhe bijave të saj, të burrave dhe grave, që çdo ditë do të ecë më përpara, do ta lartësojë më shumë familjen e saj, qytetin e saj, vendin e saj. Kjo në fakt është garancia më e madhe, garancia për një popull, reflektimi mbi çka kemi kaluar, vendosmëria për atë që duhet të mbërrijmë.
Të dashur miq, nuk mund të rri sot pa përmendur një element të rëndësishëm të kulturës, të shpirtit artistik të kësaj zone, të kësaj treve: ‘’Sazet e Delvinës’’, që me virtuozitetin e tyre, pasionin e tyre, me dashurinë për artin, në ditë të vështira jo vetëm për delvinjotët, por për këdo, për të gjithë shqiptarët, mundoheshin të sillnin moment gëzimi, inkurajimi midis njerëzve në familje, në ambiente festive e të këndshme. Një histori e gjatë e artit dhe kulturës shqiptare, e cila në fakt në mënyrë të padrejtë nuk ka marrë atë vëmendje që i takonte nga shteti dhe institucionet e tij për vite me radhë, sepse natyrisht që muzika është profesion dhe dhunti e individëve të caktuar, por që muzika të bëhet për popullin, që muzika të vlerësohet nga populli, ajo në radhë të parë duhet të dalë nga zemra dhe shpirti. Dhe kur muzika del nga shpirti dhe nga zemra, populli e bën atë të sajin. Ndaj sot “Sazet e Delvinës’’ meritojnë të jenë një aset i kulturës kombëtare, i trashëgimisë sonë kulturore, por ato përjetësisht do të trashëgojnë emrin e Delvinës, ashtu siç quhen: ‘’Sazet e Delvinës’’.
Të dashur motra dhe vëllezër,
Për mua është vërtet një moment i veçantë jo vetëm në karrierën time politike, por tashmë edhe si Presidenti i Republikës që të jem gjithmonë pranë qytetarëve, më së pari e mbi të gjitha për një arsye, për një qëllim, me një objektiv: të shpreh në emrin tim si President i Republikës, por edhe në emrin e të gjithë qytetarëve, të institucioneve të Shqipërisë vlerësimin, mirënjohjen, mbështetjen, falënderimin për përpjekjet e mëdha që çdo qytetar i vendit, çdo burrë e grua, çdo djalë e vajzë bëjnë çdo ditë në jetën e tyre individuale, çdo ditë në jetën familjare.
Ne shqiptarët jemi një komb me një histori shumë të vjetër. Për fat të keq me një histori të trishtueshme, histori e cila na ka kërkuar sakrifica, që ka lënë gjurmë të vështira në jetët e brezave e brezave të tërë të shqiptarëve. Por nga tjetër kjo histori na ka mësuar që ta mbajmë gjithnjë kokën lart e mbi të gjitha ta mbajmë gjithmonë besimin. Besimin në Zot, besimin tek vetja, besimin tek familja, besimin tek atdheu, besimin tek e ardhmja. Natyrisht ta mbash këtë besim e ta çosh atë përpara nuk është e lehtë. Secili prej nesh që është një familjar, që është një nënë, që është një baba, është një qytetar i këtij vendi ndeshet përditë me halle dhe probleme të shumta, por ne kemi hyrë në një rrugë të mbarë. Kemi hyrë në një rrugë, e cila nuk ka kthim. Një rrugë në të cilën duhet të ecim të gjithë bashkë. Një rrugë e cila vetëm duke ecur të gjithë bashkë, duke u përballur të gjithë bashkë, duke pasur zërin e fortë të gjithë bashkë për problemet e përbashkëta, por edhe për ndihmën individuale që mund të ketë nevojë gjithsecili prej nesh, unë besoj se do t’i japim më shumë dinjitet historisë që kemi trashëguar, do ta bëjmë më të fortë përballjen tonë me të tashmen që jetojmë, dhe mbi të gjitha do ta kemi më inkurajuese për fëmijët tanë të ardhmen që na pret.
Ju faleminderit! Qofshi të lumtur! Shëndet në familjet tuaja dhe ju gjetsha gjithmonë kështu siç jeni bashkë me njëri-tjetrin me shpresa të mëdha, me angazhime të mëdha! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti i bekoftë delvinjotët kudo ku janë, në të tërë botën dhe në të gjithë Shqipërinë!”
Në përfundim të ceremonisë së dekorimit, Kreu i Shtetit shqiptar dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani së bashku me deputetë, autoritete vendore, drejtues të bashkësive fetare dhe shumë qytetarë, të cilët i mikpritën në mënyrë vëllazërore e shumë të ngrohtë ndoqën një koncert artistik.
/Shqiptarja.com