Ky ishte një takim për të finalizuar fazën e parë të procesit. Proces që, e kemi nisur prej disa javësh dhe ku kemi konkluduar në parim që në zgjedhjet e 21 qershorit do të paraqitemi me kandidatë të përbashkët. Nuk do të bëjmë një ndarje mekanike të njësive vendore, por do të ecim me një formulë të re, ku çdo njëra nga partitë do të ketë të drejtën e propozimit për një numër njësish dhe reciprokisht edhe të drejtën e votës për të dhënë konsensus për kandidatin apo kandidaten e propozuar nga partia tjetër. Sot kemi dakordësuar këtë ndarje. Pra ndarjen e dakordësisë për të propozuar dhe më pas do të vazhdojmë me shoshitjen e të gjitha kandidaturave, përmes një procesi konsultimesh që secila nga partitë do ta bëj për t'i paraqitur partisë tjetër propozimin më bindës dhe për të marrë prej saj konsensusin.
Konkretisht dua të informoj që kemi përcaktuar praktikisht që të presim propozimet si PS, nga LSI për bashkitë si më poshtë vijon:
Berat, Lezhë, Gjirokastër, Kukës, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Mallakastër, Delvinë, Përrenjas, Selenicë dhe Kolonjë.
Për këto njësi bashkiake LSI ka përgjegjësinë që të përgatisë propozimet që do t'i konsultohen Partisë Socialiste dhe anasjelltas. Partia Socialiste ka përgjegjësinë që pasi të përmbyllim edhe formulën përfundimtare të koalicionit, gjë për të cilën unë kam marrë edhe miratimin e bashkëkryetarit të "Aleancës për Shqipërinë Europiane" për të negociuar me forcat e tjera politike, të përgatisim nga ana jonë propozimet që do t'i vëmë për shqyrtim në tryezën e përbashkët, ku do të kërkojmë konsensusin e LSI. Pasi, pavarësisht gjerësisë së koalicionit, ky është një koalicion që ngrihet mbi një bosht strategjik, që është boshti PS – LSI.
Jeni gatshëm t’i jepni PDIU 5 bashki sa kanë kërkuar?
Kryeministri Rama: Më lejoni që të nënvizoj domosdoshmërinë e kuptimit të drejtë të kësaj fushate dhe të këtyre zgjedhjeve, si zgjedhje që janë të një natyre të veçantë dhe si zgjedhje që në këtë moment kanë një peshë jashtëzakonisht të veçantë dhe sikundër e theksoi edhe Kryetari i Kuvendit, jemi në kushtet kur jemi të sfiduar nga nevoja për jetësimin e një reforme historike e cila praktikisht na vendos përballë domosdoshmërisë së transformimit të qeverisjes vendore, të një reformimi rrënjësor të saj dhe të një reformimi tërësor të shërbimeve ndaj qytetarëve. Për këtë është me një rëndësi të veçantë të theksohet se formula e re që kemi përcaktuar për këtë sfidë nuk është një zgjedhje apo zgjidhje mekanike, por është një zgjedhje dhe zgjidhje që na çon drejt kandidatëve që na çon si një domosdoshmëri për të përfaqësuar komunitetet jo përmes një flamuri partiak, po përmes cilësish të besueshme dhe përmes një konsensusi që padyshim e ka bazën mes mirëkuptimit mes forcave politike. Por, forcat politike do ta kërkojnë duke kërkuar sa më shumë konsensus të qytetarëve.
Së dyti, për ne kjo është një fushatë dhe këto janë zgjedhje për qytetarët dhe për shërbimet ndaj qytetarëve. Çka do të thotë se ka një peshë të veçantë në këtë proces edhe garantimi i një hapi tjetër të rëndësishëm përpara, në funksion të barazisë gjinore. Padyshim që kemi si asnjëherë tjetër më parë synimin që të kemi sa më shumë gra dhe vajza kandidate, ndërkohë që jemi marrë vesh plotësisht bazuar edhe në të dyja programet të të dyja partive, që në këtë pikë përputhen 100%, që në këshillat bashkiakë ne do të kemi një përfaqësim 50% burra dhe djem dhe 50% gra dhe vajza. Pasi ne besojmë që nga Tropoja deri në Konispol vajzat dhe gratë kanë të drejtë të përfaqësohen në mënyrë të barabartë, kanë të gjitha mundësitë të kenë mundësi përfaqësimi pas një epoke ku janë diskriminuar në mënyrë shumë të ndjeshme për shkaqe që dihen për shkak të një regjimi të mëparshëm dhe për shkak të ndarjes së mëparshme administrative që në shumë pjesë të vendit impononte një patriarkalizëm absurd.
Për sa i përket marrëveshjes me partitë e tjera, ne kemi hapur diskutimet me të gjitha partitë e tjera përveç PD-së kuptohet, dhe atyre satelitëve ballisto-republikanë që janë përfundimisht të ndarë nga rruga e historisë së re të këtij vendi dhe do të shikojmë hap pas hapi me të njëjtën logjikë. Pra, ne do të nisemi edhe në raportin me partitë e tjera nga kandidatët dhe kandidatet dhe nga konsensusi në funksion të dhënies së mundësisë më të mirë për qytetarët. Ne nuk duam që të justifikohemi përpara asnjë komuniteti se këtë bashkinë e ka partia tjetër dhe partia tjetër ka bërë një zgjedhje për të cilën ne nuk mbajmë përgjegjësi. Jo! Përgjegjësia jonë është e përbashkët.
Zoti Rama a do t'i besohet një gruaje Bashkia e Tiranës?
Kryeministri Rama: Pse jo! Por sidoqoftë kohën e kemi përpara. Objektivi ynë është që brenda muajit mars ne të kemi përfunduar me kandidaturat për t’i dhënë mundësi të gjithë kandidatëve dhe kandidateve që të fillojnë kontaktet e tyre përpara se sa të fillojë fushata e përgjithshme që përfshin pastaj edhe nivelin e lartë politik dhe për të shfrytëzuar kohën në mënyrë që këto bashki që sot janë territorialisht shumë më të mëdha të jenë territore ku kandidatët dhe kandidatet të kenë mundësi të prezantohen komunë më komunë dhe fshat më fshat.
A keni ftuar në negocime edhe Gjinushin me Milon?
Kryeministri Rama: Ne jemi në bisedime me të gjithë dhe sigurisht të gjithë kanë hapësirën për të kontribuuar në këtë proces pa kthim, që është procesi i modernizimit të pushtetit vendor.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com