Mirëdita!
Më lejoni të falënderoj Ministrin Bushati për informacionin që ju dha në lidhje me bisedimet që patëm sot. Jam shumë i gëzuar që gjendem serish në Shqipëri, dhe jam akoma më i kënaqur që kësaj radhe patëm vetëm një agjendë pozitive, çka nuk ka qenë gjithmonë rasti në të shkuarën.
Ne u fokusuam kryesisht në marrëdhëniet dypalëshe midis Sllovakisë dhe Shqipërisë dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Jemi miq dhe aleatë të mirë dhe jemi shumë të kënaqur që shohim një intensitet në rritje të bashkëpunimit dypalësh mes vendeve tona.
Sot nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi mes dy ministrive tona dhe kemi tre marrëveshje të tjera që presin të nënshkruhen së shpejti. Ne po punojmë në lidhje me vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Sllovaki, duke shpresuar se kjo vizitë do të nxisë dhe inkurajojë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik dypalësh.
Sllovakia mbështet në mënyrë të plotë dhe të fuqishme integrimin e Shqipërisë në BE. Nisur nga përvoja jonë, kjo është strategjia dhe synimi më i mirë kombëtar që keni. Sllovakia jo thjesht po mbështet Shqipërinë, por po e asiston atë në mënyrë aktive. Ne kemi kthyer Shqipërinë një nga partnerët tanë kyç në rajon, nëpërmjet një sërë projektesh dhe programesh të ndryshëm, nga ajo që ne e quajmë zhvillimi sllovak. Ka disa gjëra që nuk blihen me para, e kam fjalën këtu për përvojën që ka kaluar rishtazi Sllovakia duke u bërë shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Është një përvojë e freskët, e suksesshme, autentike dhe pikërisht këtë gjë që ne do mundohemi t’jua japim juve.
Në këtë moment që po flasim ka ekspertë nga MPJ dhe Ministri të tjera që janë në Sllovaki, ka të tjerë që janë rrugës për në Sllovaki, ndërkohë që kemi ekspertë sllovakë, të cilët do të vijnë të shkëmbejnë përvojën e tyre me zyrtarët shqiptarë, në mënyrë që të mësojnë nga përvoja jonë. Unë ju siguroj që do keni mbështetjen tonë, jo vetëm në kuadrin dypalësh por edhe gjatë diskutimeve që kemi me anëtarë të BE-së. Sigurisht që puna kryesore duhet të bërë këtu në vendin tuaj. Unë shpreha vlerësimin tim për përpjekjet shumë të sinqerta që janë bërë nga ana e qeverisë shqiptare, në mënyrë që të përmbushen kushtet e duhura për të ecur përpara drejt bashkimit evropian.
Shqipëria ka ende shumë reforma për të ndërmarrë dhe mund t’ju them, nga eksperienca e vendit tim, që këto reforma nuk janë të lehta, por janë përpjekje që ia vlejnë , pasi në fund do të sjellin rezultate, të cilat do të përmirësojnë jetën e shqiptarëve. Është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë që përpjekja e anëtarësimit në BE është një përpjekje e të gjithë Shqipërisë dhe shtetasve shqiptar. Pra, ky duhet të jetë një pozicion i cili duhet të jetë mbi çdo lloj interesi politik. Ndaj dua të inkurajoj të gjithë aktorët , qofshin këta aktorë shtetërorë dhe jo shtetërorë, që të bëjnë të pamundurën që Shqipëria të ecë përpara më shpejt drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, unë kam mirëpritur rikthimin e opozitës në parlament. Në demokracitë evropiane, është parlamenti i cili është i vetmi vend legjitim për diskutimet që bëhen në vend.
Së fundmi dëshiroj të falënderoj Shqipërinë për rolin e saj konstruktiv në bashkëpunimin rajonal në të gjithë rajonin. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të mirë rajonal është një situatë nga e cila përfitojmë të gjithë.
Kemi shumë punë për të bërë, megjithatë unë jam optimist, sepse besoj se në fund të gjithë kësaj pune Shqipëria do të jetë një shtet anëtar i Bashkimit Evropian.
Faleminderit!
/Shqiptarja.com