Djemtë e Dimalit janë gati të shkruajnë historinë e futbollit të qytetit të tyre. FK Osumi hodhi një hap të rëndësishëm për të qenë pjesë e Kategorisë së dytë të futbollit shqiptar duke fituar 3-0 përballë ekipit të Murlanit të Vaut të Dejës.
Kryetarja e Bashkisë Juliana Memaj ka uruar djemtë për fitoren, të cilët nëse fitojnë dhe ndeshjen e Play off-it, do të ngjiten një kategori më lart.
“Sot më shumë se kurrë duhet të jemi krenar për FK Osumi që hedhin një hap të rëndësishëm për të qenë pjesë e Kategorisë së dytë të futbollit shqiptar. Djemtë fituan përballë ekipit të Murlanit të Vaut të Dejës. Në përballjen e sotme për kategorinë e tretë ekipi ynë fitoi me rezultatin e pastër 3-0 falë një lojë të bukur dhe një grupi të kompletuar për të gjitha rolet dhe me këtë fitore ekipi ynë arrin në Play off.
FK Osumi do të ndeshet me një ekip të kategorisë së dytë pas dy javesh dhe në rast fitoreje ngjitemi në kategorinë e dytë ku bëjnë pjesë ekipe të njohura në futbollin shqiptar. Urime për këtë hap të rëndësishëm dhe suksese në ndeshjen e radhës”, shkruan kryebashkiakja Memaj.
FK Osumi u themelua vetëm 3 vite më parë. Pas punës së bërë prej vitit 2016 nga stafi i bashkisë për ngritjen e ekipeve zinxhir, me iniciativë të kryebashkiakes Memaj, në 2018-n u bë realitet ëndrra e shumë të rinjve për krijimin e ekipit të futbollit FK Osumi. Ndërkohë Bashkia ka rehabilituar dhe terrenet sportive duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e stërvitjes.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
29.1%
-
Keq
49.6%
-
Nuk e di
21.3%
Vota total: 127
Lajme të tjera
-
VIDEO/ U godit nga rrufeja dhe hyri në koma, 16-vjeçarit i cili i pushoi zemra rikthehet të luajë futboll
26 Shkurt, 15:10
-
Kampionati Europian i Futsallës për priftërinj në Shkodër, Duka: Futbolli, forcë e jashtëzakonshme
6 Shkurt, 12:53
-
Wanda Nara përshkruan natën e parë erotike me Icardin: Dysheku u shkatërrua totalisht, të nesërmen pija qetësues
16 Janar, 19:58
-
Shorti i 'Euro2024', Ramadani preferon përballjen me dy ekipe ‘big’ por e pamundur
2 Dhjetor 2023, 11:31
-
Liga e Kombeve/ Irlanda ‘përmbyt’ kombëtaren shqiptare të femrave nën rebeshin e Shkodrës
31 Tetor 2023, 20:00
-
Tiranë/ I mori para një personi që ta bënte pjesë së skuadrës, arrestohet ish-trajneri i futbollit
27 Shtator 2023, 16:30
-
Kosovare Asllani i siguron Suedisë vendin e tretë në Kupën e Botës
19 Gusht 2023, 16:50
-
Pse një penalti mund të humbet edhe nga lojtarët më të mirë?
8 Korrik 2023, 21:37
-
VIDEOLAJM/ Futboll në fushën me baltë, përmbytjet në Itali s'e ndalin pasionin e fëmijëve
21 Maj 2023, 15:16
-
Disa personave iu shitën bileta false, të paktën nëntë të vdekur pas një përplasjeje në një stadium në El Salvador! Mes viktimave 2 gra
21 Maj 2023, 08:31
-
E mori rrjedha në kanionet e Osumit, gjendet pas 3 ditësh trupi pa jetë i turistit Holandez
11 Maj 2023, 15:55
-
Rama prezanton kandidatët për bashkitë e qarkut Berat: Meta dhe Berisha, faqja e zezë e vendit! Kush voton ata, lëndon marrëdhënien me partnerët ndërkombëtarë
8 Maj 2023, 16:21