Nëpërmjet një statusi në Facebook këngëtarja nga Gjakova, Flaka Krelani ka shprehur indinjatën e saj rreth lënies në harresë dhe pa fonde të skuadrës së Gjakovës “Vëllaznimit”, duke e krahasuar me paratë që janë dhënë për koncertin në Gjakovë të kolegut të saj Alban Skënderaj.
”Alban Skënderaj paguhet mijëra € per koncertin e tij në Gjakovë, ndërsa për sportistët tanë që e përfaqesojnë fanellën Kuq e Zi me djersë, dinjitet dhe krenari duhet të organizohet koncert HUMANITAR sepse nuk ka mjete te mjaftueshme për egzistence. Turp!”,-ka shkruar Flaka në Facebook.
Ndërkohë gjatë ditëve të mëparshme Flaka kë bërë apele të shumta lidhur me koncertin humanitar për të siguruar fonde për këtë skuadrën e qytetit të Gjakovës.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com