Flamurtari e pëson nga Apolonia dhe humbet kontaktet me kreun, fitojnë Dinamo dhe Skënderbeu (RENDITJA)

Flamurtari e pëson nga Apolonia dhe humbet kontaktet me kreun, fitojnë Dinamo dhe Skënderbeu (RENDITJA)

Momente nga Besëlidhja 0-1 Korabi

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka luajtur javën e 13-të. Niveli i dytë i futbolit shqiptar zbriti këtë të shtunë për herë të parë në fushë gjatë vitit 2023, teksa në përballjet e sotme pati surpriza. Flamurtari pretendent humbi 1-0 në Fier nga Apolonia, ndërsa Burreli mori tri pikë me peshë në shtëpi, teksa fitoi 1-0 me Besën.

Kryesuesit e Dinamos fituan 2-1 në "Selman Stërmasi" me Luzin. Në Korçë, Skënderbeu mundi 2-0 Lushnjën, teksa tri pikë mori edhe Tomori në shtëpi duke mundur 2-0 Turbinën.

Pas javës së 13-të kryeson Dinamo me 27 pikë, Korabi në vendin e dytë me 24 pikë, Skënderbeu i treti me 23 pikë, Flamurtari me 22 pikë, Tërbuni me 20 pikë dhe Besa me 19 pikë. Në fundin e tabelës janë Oriku, Lushnja, Turbina dhe Besëlidhja.

Kategoria e Parë - java 13 - Rezultatet:

Apolonia 1-0 Flamurtari

Besëlidhja 0-1 Korabi

Burreli 1-0 Besa

Dinamo 2-1 Luzi

Oriku 0-0 Tërbuni

Skënderbeu 2-0 Lushnja

Tomori 2-0 Turbina

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit dhe marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe Serbia sot në Bruksel për negociatat

Heqja e dinarit dhe marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe Serbia sot në Bruksel për negociatat