Basketboll/ Flamurtari hakmerret ndaj Tiranës, fiton Superkupën e Shqipërisë

Ekipi i Flamurtarit në Basketboll për femra ka shtuar një tjetër trofe të rëndësishëm në arkivin e saj. Të mërkurën në mbëmje në pallatin e sportit ‘Flamurtari’ ekipi vlonjat ka mposhtur me rezultatin 62-58 Shoqatën e Basketbollit Tirana në finalen e Superkupës. Një ndeshje që rezultoi mjaft e dyluftuar duke patur parasysh faktin që vetëm pak ditë më parë ekipi kryeqytetas mposhti pikërisht Flamurtarin në finalen e Kupës.

Hakmarrje është një pjatë që serviret sa është e ftohtë dhe për këtë trajneri i Flamurtarit, Viron Toska, shprehet shumë i lumtur.

“Para këtij publiku dhe para këtij interesimi që bën media për ne është kënaqësi të fitosh trofe. Vajzat treguan edhe një herë që janë ekip shumë i mirë dhe që do të luftojnë për kampionatin. Më të mirën e dhamë sot para këtij publiku.”

Ndërkohë dy basketbollistet e Flamurtarit, Plasa dhe Siljanovska, për fitimin e trofeut deklaruan:

Migena Plasa: “Trofeu i sotëm ishte shumë i rëndësishëm pasi ne vinim nga një objektiv i paarritur siç ishte Kupa e Shqipërisë, pavarësisht shumë faktorëve të jashtëm. Treguam edhe një herë që jemi ekip që I japim tonin basketbollit shqiptar.”

Siljanovska: “Si fillim dua të përgëzoj shoqet e skuadrës. Sigurisht që jam e lumtur pasi ky është sezoni im i parë jashtë vendit tim që është Maqedonia. Arritëm diçka të rëndësishme." 

Flamurtari-Tirana pas finales së Superkupës do të ndeshen sërish së bashku, por këtë herë për “play-off-in” e kampionatit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog