Fleckenstein, Nishani e Basha
akuza qeverisë për "Drejtësinë"

Fleckenstein, Nishani e Basha<br />akuza qeverisë për
TIRANE - Eurdeputeti Knut Flenkeshtein ka zhvilluar një sërë takimesh në ditën e parë të qëndrimit në Tiranë. Në takimin me presidentit Nishani, ai vuri në dukje se bashkë me shumicën e kolegëve të tjerë në Parlamentin Europian ndan bindjen se Shqipëria i përket Europës, dhe se anëtarësimi i saj është çështje kohe. Presidenti informoi me keqardhje se ende nuk ka një platformë të reformës në drejtësi, por ka një ngecje në linjën e retorikës politike.

Takimin e dytë zyrtar në Tiranë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein e zhvilloi me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Në këndvështrimin e eurodeputetit përfundimi i bojkotit parlamentar të opozitës pas mëse 6 muajsh, është një zhvillim pozitiv për demokracinë shqiptare.

Eurodeputeti u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Basha tha se qeveria vazhdon me qasjen e njëanshme jo për të sjellë reformë në drejtësi, por sipas tij për ta kapur atë, "duke mos e futur në korsinë europiane, të gjithëpërfshirjes, të qëndrueshmërinë e marrjes së konsensusit e ekspertizës së partnerëve ndërkombëtarë".

Knut Fleckeinstein nuk do të takohet me kreun e qeverisë Edi Rama, për shkak se ky i fundit do të jetë në udhëtim jashtë vendit. Raportuesi do të hartojë draft-raportin për Shqipërinë në fund të janarit, e cila do të diskutohet më pas nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Më pas rezoluta pritet të votohet në seancë plenare të Parlamentit Europian në prill të këtij viti.

Nishani-Fleckenstein: Reforma në drejtësi, ngecje në retorik politike 
Kreu i Shtetit Bujar Nishani ka shfrytëzuar vizitën e eurodeputetit Knut Fleckenstein në Tiranë, për t’i shprehur shqetësimet në lidhje me reformën në drejtësi, duke deklaruar se ecuria e reformës ka ngelur në linjën e retorikës politike. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës që zbardhi takimin mes Nishanit dhe raportuesit për Shqipërinë në PE, Presidenti “tërhoqi vëmendjen mbi ndryshimet ligjore fragmentare e të njëanshme, të cilat po vazhdojnë pavarësisht angazhimit për një reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse, veçanërisht me domosdoshmërinë e përfshirjes së Komisionit të Venecias”.
 
Presidenti i Republikës e garantoi eurodeputetin Fleckenstein se do të qëndrojë i palëkundur në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe standardeve europiane, në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe të avancimit të agjendës europiane të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
 
Nga ana e tij, Eurodeputeti Fleckenstein vuri në dukje se bashkë me shumicën e kolegëve të tjerë në Parlamentin Europian ndan bindjen se Shqipëria i përket Europës, dhe se anëtarësimi i saj është çështje kohe. Sipas tij, tre cështjet thebësore në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, janë shteti ligjor, një kulturë politike europiane dhe angazhimi më i madh i shoqërisë civile.
 
Në të njëjtën linjë, edhe Presidenti theksoi se për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër ndaj integrimit europian, “edhe pse ky është një proces dhe si i tillë do të marrë kohën e nevojshme për t’u realizuar, të ndihmuar, në partneritet dhe bashkëpunim me Bashkimin Europian”.
 
Në përfundim, Presidenti i Republikës përcolli vlerësimin dhe mirënjohjen për institucionet europiane, Parlamentin Europian, dhe posaçërisht angazhimin e dy familjeve të mëdha politike, të cilat përmes dy eurodeputetëve me peshë e eksperiencë u angazhuan për rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare në Shqipëri.

Fleckenstein takon Metën: Fundi i bojkotit, zhvillim pozitiv për demorkacinë, bashkëpunoni në Kuvend
Takimin e dytë zyrtar në Tiranë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein e zhvilloi me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Në këndvështrimin e eurodeputetit përfundimi i bojkotit parlamentar të opozitës pas mëse 6 muajsh, është një zhvillim pozitiv për demokracinë shqiptare. Gjatë takimit me kryeparlamentarin, Fleckenstein tha se Parlamenti Evropian do të jetë  pranë Shqipërisë për avancimin edhe më të shpejtë të procesit të integrimit evropian.
 
Në të njëjtën linjë, edhe kryeparlamentari Meta vlerësoi rikthimin e Opozitës në Kuvend gjatë muajit dhjetor dhe nënvizoi vullnetin për të mirëpritur një angazhim edhe më aktiv të të gjitha palëve politike si dhe të shoqërisë civile e grupeve të interesit në funksion të përmbushjes së prioriteteve që kërkon integrimi evropian i vendit.
 
Meta dhe Fleckenstein ndanë bindjen se Kuvendi ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e frymës së bashkëpunimit substancial politik në vend dhe në progresin e reformave madhore që nevojiten, duke nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe strukturave të Bashkimit Evropian është thelbësor në këtë drejtim.
 
Sakaq, kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen e tij për përpjekjet e eurodeputetëve  Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan për të risjellë në Kuvend opozitën shqiptare, negociata të cilat u finalizuan me miratimin e një rezolute të përbashkët që përfshin dhe dekriminalizimin e Kuvendit. 

meta
meta
 
Fleckenstein takon Bashen. Kreu i PD: NUk ka zgjedhje me harten e re territoriale
Eurodeputeti u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku siç theksohet në njoftimin për shtyp të selisë blu, “kreu demokrat e njohu eurodeputetin me zhvillimet shqetësuese në vend, ku qeveria po nxit paligjshmëri dhe shkelje masive të të drejtave të njeriut”.
 
Atentatet e fundit të ndodhura në Tiranë, sipas liderit të opozitës Basha nxorrën lidhjet qeveritare me një bandë kriminale. Edhe përfaqësues të Partisë Demokratike kanë akuzuar së fundi qeverinë për lidhje me pjesëtarë të bandës së Emiljano Shullazit, një emër i njohur ky për drejtësinë shqiptare që u plagos në një pritë që iu bë të hënën. Në këto kushte, tha Basha, çdo ditë e më shumë bëhet i nevojshëm dekriminalizimi i Kuvendit.
 
Në qendër të takimit me Fleckenstein, Basha vendosi edhe aksionenet e Inspektoritatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, duke akuzuar qeverinë se po cenon të drejtën e pronësisë së qytetarëve, duke shembur sipas tij objekte të ligjshme dhe duke u mohuar pronarëve ankimimin gjyqësor.
 
“Paligjshmëria që po nxitet nga qeveria, -tha Basha, ka sjellë një shkelje masive të të drejtave të njeriut në të gjitha nivelet e administratës”.
 
Në takimin me eurodeputetin, Basha ritheksoi qëndrimin se nuk do të ketë zgjedhje me hartën e re territoriale. Për kreun demokrat, kjo hartë është në interes elektoral të kryeministrit Rama dhe aleatit të tij në qeverisje, Ilir Meta, kundër interesit kombëtar.
 
“Basha tha se qeveria vazhdon me qasjen e njëanshme jo për të sjellë reformë në drejtësi, por për ta kapur atë, duke mos e futur në korsinë europiane, të gjithëpërfshirjes, të qëndrueshmërinë e marrjes së konsensusit e ekspertizës së partnerëve ndërkombëtarë”, përfundon njoftimi zyrtar i selisë blu.
 
21 Janari
Fleckenstein një takim të veçantë ka rezervuar edhe me familjarë të viktimave të 21 janarit. Kështu zyra e raportuesit për Shqipërinë kërkon të takojë dhe familjarët e të ndjerit Aleks Nika, i vrarë në 21 Janar 2011, pas letrës së dërguar në muajin dhjetor nga bashkëshortja e tij. Në letër Rajmonda Nika, kërkon ndihmën e eurodeputetit për problemin e qytetarëve shqiptarë, duke hedhur akuza në drejtim të gjyqësorit.

“Situata ime më ka ndihmuar për të mësuar diçka mjaft të rëndësishme: ne nuk do të kemi kurrë një sistem gjyqësor funksionues në Shqipëri, nëse drejtësia nuk bëhet për jetët e katër qytetarëve të vrarë në bulevardin kryesor të Tiranës, në mes të ditës, nga armët e qeverisë”, shkruan bashkëshortja e një prej të vrarëve në bulevard në 21 janar. 

Redaksia Online
(Gre.MShqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit